GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përplasjet me bandat e kokainës, Noboa: Dhuna në Ekuador prek…

09:43 - 13/01/24
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet me bandat e kokainës, Noboa: Dhuna në Ekuador prek…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa deklaroi për BBC-së se dhuna e bandave që shpërtheu në mënyrë dramatike këtë javë në vendin e tij është një problem për të gjithë botën. Presidenti më i ri i Ekuadorit ka marrë këtë detyrë që prej nëntorit, por tani ai po përballet me krizën më të madhe të vendit në historinë e tij moderne. Në ditët e trazirave dy liderë bandash u arratisën nga burgu, rojet e burgut mbaheshin peng dhe pajisje shpërthyese u vendosën në një numër qytetesh anembanë vendit.

Më pas, një ditë pasi Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, njerëz të armatosur hynë në studiot e televizionit TC në Guayaquil, duke kërcënuar stafin me armë teksa ishin drejtpërdrejt në transmetim. Duke folur për BBC gjatë vizitës së tij të parë në Guayaquil që nga dhuna, presidenti pranoi se puna që e priste atë për të rivendosur paqen në vend ishte e frikshme. “Ne nuk mund të vazhdojmë me këtë lojë që këto grupe terroriste po përpiqen të krijojnë.”, tha ai. Ai pohoi mes të tjerash se ndryshime janë duke u bërë. Që nga shpërfaqja e dhunës, ai ka deklaruar se kombi i Andeve është në një “konflikt të armatosur të brendshëm” me bandat e fuqishme të drogës që kontrollojnë tregtinë e kontrabandës së kokainës.

Ai ka urdhëruar ushtrinë e tij që të “neutralizojë” 22 grupe të armatosura, të cilat i ripërcaktoi si organizata terroriste. Uashingtoni po ofron ndihmën e tij. Një delegacion i personelit të zbatimit të ligjit, ushtarak dhe diplomatik të SHBA-së do të mbërrijë në Ekuador në javët e ardhshme. Kritikët e tij e shohin të panevojshme ndërhyrjen e SHBA-së në lojë, por presidenti Noboa e përshëndet masën. “Është inkurajuese të shohësh komunitetin ndërkombëtar duke i kushtuar vëmendje asaj që po ndodh këtu.”, tha presidenti. “Kjo krizë prek të gjithë botën. Narko-terroristët që veprojnë këtu kanë operacione në Evropë, në SHBA. Ne duhet ta zgjidhim problemin nga rrënjët.”, shton ai.

Etiketa: dhunaEkuadorPresident

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
Von Cramon për njohjen e targave nga Serbia: Hap drejt njohjes…

Von Cramon për njohjen e targave nga Serbia: Hap drejt njohjes...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

Shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale për rastin...

Lexo më shumë
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com