GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qëlloi me armë një shqiptar, dënohet me 3 vite burg policja zvicerane

23:41 - 10/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Qëlloi me armë një shqiptar, dënohet me 3 vite burg policja zvicerane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e lartë e Zyrihut ka shpallur fajtore një police për lëndim të rëndë trupor nga pakujdesia. Të shtënat e saj ishin joproporcionale. Policja kantonale është dënuar dje (e mërkurë) nga Gjykata e Lartë (Kantonale) e Cyrihut për plagosje të rëndë, të kryer nga pakujdesia, të një kosovari që po ndiqej për vjedhje.

Ishte një mbrëmje me shi dhe e zymtë e majit të vitit 2016. Një police kantonale në Ossingen të regjionit Zürcher Weinland kishte qëlluar tri herë përmes dritares së hapur të shoferit, mbi një burrë të ulur në makinën e tij.

Policja kishte vepruar kështu, me mendimin se ai ishte hajduti që ishte në kërkim, për çfarë e kishte njoftuar një banor i zonës. Siç doli më vonë, i qëlluari me armë kishte qenë me të vërtetë hajduti i kërkuar, një shtetas kosovar, i cili më pas është dëbuar në Kosovë.

Nga plumbat e polices ai ka pësuar lëndime të rënda në krahun e majtë dhe që atëherë dora e tij është pjesërisht e paralizuar, shkruan Tages Anzeiger. Në procesin gjyqësor para Gjykatës së Lartë të martën, gruaja, e cila vazhdon të punojë në policinë e Kantonit të Cyrihut, nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për incidentin. 36-vjeçarja është transferuar për të punuar në zyrë për dy vjet pas aktakuzës.

Ajo, në shtator të vitit 2020 ishte dënuar me një dënim të kushtëzuar me gjobë, nga Gjykata e Qarkut e Andelfingenit. Dënimi i ishte shqiptuar për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia. Pas kësaj, si Prokuroria Publike ashtu edhe mbrojtja e kishin çuar vendimin në gjykatën më të lartë.

“E akuzuara ka reaguar gabimisht” është shprehur prokurori gjatë procesit. “Ajo ka qëlluar edhe pse nuk është sulmuar dhe as kërcënuar”. Gjithashtu, në momentin e kontrollit ajo nuk ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për një hajdut.

Policja është dashur të kishte urdhëruar të dyshuarin të qëndronte në makinë ndërsa vetë të priste përforcimet. Prokurori ka kërkuar dënim të pjesshëm me tre vjet burg për tentim vrasje me dashje, nga të cilat polici duhej të vuante një vit burg efektiv.

Avokati i viktimës së qëlluar donte që klienti i tij të merrte 70,000 franga dëmshpërblim për çfarë kantoni i Cyrihut duhet të jetë përgjegjës. Kosovari tani 41 vjeçar, montues dritaresh, nuk mund të përkulet dhe të drejtojë më krahun e majtë. “Ai u qëllua për tu gjymtuar”, tha përfaqësuesi i tij ligjor.

Ndërsa avokati i polices ka kërkuar lirimin e saj të plotë. Klientja e tij ka takuar hajdutin e dyshuar në afërsi të vendit të krimit dhe “ajo e dinte saktësisht se ishte hajduti që po kërkonin”.

Sipas tij, i kërkuari ishte një hajdut famëkeq, të cilin e priste arrestimi dhe për këtë arsye donte të ikte. “Policja u ndje e kërcënuar për jetën”, thotë avokati. Ajo qëlloi në krahun e tij nga një distancë e afërt dhe “asnjëherë, kurrë” nuk kishte ndërmend ta vriste.

Ashtu si kurse gjykata më e ulët (e Qarkut) edhe Gjykata e Lartë zgjodhi një kurs të mesëm dhe e liroi policen nga akuza për tentimvrasje me dashje, por e dënoi për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia.

“Nuk kishte asnjë arsye për të përdorur armën”, tha kryetari i trupit gjyqësor. Shoferi (kosovari) është sjellë në mënyrë kooperuese. “Ju e keni vlerësuar gabim situatën”, tha gjyqtari.

Megjithatë, gjykata e besoi se ajo ishte ndier e kërcënuar. Fakti që policja është dënuar me gjobë me kusht prej 360 mëditjesh nga 80 franga – dhe jo me burgim – lidhet po ashtu edhe me kohën prej 5 vitesh e gjysmë sa ka zgjatur procedimi, tha kryetari.

Etiketa: ArmeBurgpolicjaqelloiShqiptarzvicerane

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Merrni çadrat me vete, reshje shiu dhe rrebesh në orët e pasdites

Reshje shiu dh erë e fortë, moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com