GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat: BIA arrestoi një serb të rekrutuar nga Shërbimi Sekret shqiptar

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat: BIA arrestoi një serb të rekrutuar nga Shërbimi Sekret shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarë të BIA-s zbuluan dhe thyen një rrjet spiunazhi, raportojnë mediat serbe, ndërsa thuhet se është arrestuar D.R, shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën e spiunazhit. Ndaj tij, sikundër raportohet nga mediat, Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë, vendosi masën e sigurisë me burg.

Në vijim mediat raportojnë se “dyshohet se D.R. u bë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë – ŠIŠ në vitin 2022, sipas urdhrave dhe detyrave të të cilit ka vepruar deri në arrestimin e tij”.

“Nëpërmjet shërbimit inteligjent të Shqipërisë, D.R. vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, të ashtuquajturat “Agjencia e Inteligjencës së Kosovës”.

Duke punuar sipas urdhrave dhe detyrave të strukturave të përmendura, D.R. ishte angazhuar në mbledhjen e të dhënave përkatëse politike, të sigurisë dhe ekonomike në vendin tonë, të cilat ishin objekt i interesit të shërbimit inteligjent të Shqipërisë.

Në realizimin e aktiviteteve të sipërpërmendura, ai përfshiu disa nga lidhjet e tij të ngushta, të cilët me urdhër të tij realizuan më tej detyrat e marra nga Forcat e Armatosura shqiptare, duke krijuar kështu një lloj rrjeti inteligjence.

D.R. në periudhën paraprake për shërbimin informativ të Shqipërisë ka mbledhur të dhëna për pjesëtarë të caktuar të shërbimeve të sigurisë së Serbisë dhe serbë nga Kosova e Metohija dhe me urdhër të tyre është angazhuar në situata krize në veri të Kosovës dhe Metohisë, gjatë protestave dhe ngritjes së barrikadave.

Ai në disa raste ka filmuar fshehurazi edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, kryesisht njësitë e Ushtrisë Serbe.
Synimi i D.R. ishte mbledhja e sa më shumë materialeve video për “shënjestrat” dhe dërgimi i tij në shërbimin inteligjent të Shqipërisë.

Ai pati kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të shërbimit inteligjent të Shqipërisë në disa raste. Më së shumti është takuar me ta në Maqedoni dhe Shqipëri, disa herë edhe në territorin e AP KiM në Pejë dhe Zhur”, thuhet nga mediat serbe.

Nuk dihet se sa i vërtetë është një lajm i tillë, aq më tepër në një kohë kur ndaj BIA-s janë ngritur akuza për torturimin e një politikani serb, i cili u shfaq duke bërë homazhe në varret e familjes Jashari dhe kërkoi falje për krimet e serbëve.

Në një kohë kur janë ngritur hije të forta dyshimi mbi rolin e BIA-s në rrëmbimin dhe më pas torturimin dhe dhunimin e politikanit serb, në media qarkullon lajmi mbi zbulimin e një rrjeti spiunazhi.

Etiketa: ArrestimBIAKryesore1SerbSerbiSHISHspiuni

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Para
Zbardhet ekspertiza, ja çfarë i shkaktoi vdekjen 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën private

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, Prokuroria: Ekspertizë e re nga ekspertë të huaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş