GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dash Sula: Ja ç’ndodh në 2025 nëse opozita nuk korrigjohet…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula-socalistëve: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nëse opozita nuk korrigjohet, Edi Rama në 2025 fiton me 3 shifra”, u shpreh deputeti demokrat Dashnor Sula, sipas të cilit opozita nuk mund të trajtohet si leckë nga mazhoranca.

“Përjashtuar Berishës, ne kurrë nuk kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës, kurrë nuk kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ne themi qeveris, i ke marrë si i ke marrë mandatet, por nuk mund ta shohësh opozitën si leckë të pavlerë dhe ta përbuzësh se je i detyruar të bashkëjetosh me opozitën se Kushtetuta na e jep këtë të drejtë.

Nëse opozita nuk korrigjohet Edi Rama në 2025 fiton me 3 shifra, unë jam i qartë në këtë qasje edhe me kolegët dhe në debate”, tha Sula në studion e Ditarit të fundjavës në A2 CNN.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Sula është shprehur se dy janë rrugët e opozitës, pasi nuk mund të vazhdohet më me flakadanë.

“Unë kam thënë kemi dy rrugë; ose t’i nënshtrohemi mazhorancës, qeverisë e Ramës, ose duhet të ashpërsojmë aksionin tonë opozitar në ngujim apo grevë urie, por Bardhi ka thënë që ne duhet të kemi një periudhë të caktuar për të vazhduar komunikimin. Nuk shkon më të vazhdohet me flakdanë, do të gjejmë mënyrat e bashkëpunimit”, theksoi ai.

I pyetur a është gati opozita të marrë qeverinë, deputeti demokrat u shpreh: “nuk jemi sot alternativë për qytetarët aty ku duhet, dhe unë nuk kam turp ta them. Apeloj Berishën, Bashën, Gazmend Bardhin, Mediun se është nevojë urgjente kombëtare t’i thërrasin mendjes. Nëse duan të rrinë kështu siç janë ta gëzojë Edi Rama dhe nuk është faji i Ramës, por faji ynë”.

“Nëse kanë ndërmend ta ndryshojnë këtë vend dhe të sjellin shpresë, duhet patjetër të bëhemi alternativë dhe kjo bëhet nëpërmjet një risie; qeveria hije, kryeministër hije, qeveri me emra konkretë, që qytetarët të dinë të votojnë për qeverinë, kjo do ishte risi. Nuk duhet të ngelemi peng i interesave të vogla”, shton deputeti demokrat.

Sula u shpreh skeptik për vijimësinë e karrierës së tij politike në 2025-ën.

“Më shumë nuk do të jem në 2025. Le të ndërpritet karriera ime politike, po nuk dua të mbahem mend si njeri lëpirës, që pashë interesat e familjes sime dhe jo të qytetarëve”, tha ai.

Etiketa: 2025RamaSula

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Ja përse u nda Sara nga Ledri…

Ja përse u nda Sara nga Ledri...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com