Është shënuar viktima e parë nga tërmeti i një nate më parë në zonën e Lushnjës. Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës, në tentativë për të dalë jashtë shtëpisë.
Mësohet se 20-vjeçari Daniel Rika ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës.
Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.
Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj
Discussion about this post