GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot sesioni i ri parlamentar, nis me ndryshimet në qeveri!

07:51 - 15/01/24
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot sesioni i ri parlamentar, nis me ndryshimet në qeveri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot nis sesioni i ri parlamentar me paralajmërimin e opozitës për bllokim të seancës plenare.

Mazhoranca dhe opozita do të ritakohen në orën 17:00, por para se të mblidhen, palët në distancë kanë bërë të qartë pozicionet që do të mbajnë në hapje të sesionit të ri. Seanca e parë e Kuvendit pritet të miratojë kalendarin e punimeve të shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve, sikundër ndryshimet në qeveri. Edhe ky sesion pritet të ketë tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Demokratët do të pamundësojnë zhvillimin normal të Parlamentit, ashtu sikundër kanë vepruar seancat e shkuara të sesionit të kaluar. Pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e premte, demokratët bënë të ditur se nuk do të heqin dorë nga strategjia e përpjekjeve për bllokimin e seancave.

Kryeministri nga ana tjetër pak ditë më parë i lajmëroi opozitarët se dhe ata si mazhorancë nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i 3 muajve të fundit: do miratojnë ligje duke ngritur kartonët pa zhvilluar debate, ndërsa diskutimet do të zhvillohen në komisione në mbledhje “online” sa kohë, sipas tij, nga ana tjetër do të hidhen flakadanë dhe do të tentohen përleshje fizike.

Që në seancën e parë do të duhet të miratohet dekreti i Presidentit për ndryshimet në qeveri. Deputetet do të insistojnë për miratimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke refuzuar si antikushtetuese ligjin e miratuar me votat e mazhorancës për funksionimin e këtyre komisioneve, sikundër do të kërkojnë rikompozim të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ndryshimin e bashkëkryetarit të opozitës, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin.

Krahas debateve me shumicën, deputetët mbështetës se ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, kanë edhe një debat të brendshëm mes opozitës, pasi Lulzim Basha kërkon që ky komision të mos ndryshojë përbërjen.

Kryeministri ka lënë të kuptohet se nëse nga ana tjetër nuk do të ketë dakordësi për t’u ulur në komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore, atëherë mund të hiqet dorë nga kjo traditë. Ai nuk e mohoi se do tentohet konsensus aritmetik në seancë plenare dhe jo konsensus politik, siç ka ndodhur gjithmonë kur bëhet fjalë për reformën elektorale. Një tjetër çështje që është dhe shkaku i ngërçit parlamentar, ligji për Komisionet Hetimore pritet të shpalosë debate të ashpra. Opozita nuk i pranon ndryshimet që shumica vetëm me votat e saj i bëri këtij ligji, që aktualisht pret firmën e Presidentit për ta dekretuar ose jo, siç i ka bërë thirrje Gazmend Bardhi.

Ky sesion i ri që në nisje premton zhvillime dinamike, edhe pse pavarësisht se ligjvënësit kanë qenë me pushime prej më shumë se 3 javësh, politika nuk është ndalur asnjë ditë së prodhuari lajme. Mosbindja civile do të vazhdojë, por këtë herë pa Sali Berishën, që është i izoluar në shtëpi.

“Vijimi i aksionit të opozitës në parlament”, – tha Bardhi.

Protestës dhe bojkotit të pjesës më të madhe të opozitës, qeveria do t’i përgjigjet njësoj.

“Për sa kohë përballë do të kemi boks, mundje, hedhje disku, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhshme olimpike, neve do të votojmë dhe do të largohemi”, – theksoi Kryeministri Edi Rama.

Pushimet e dimrit nuk i fikën tymueset, përkundrazi u ndezën edhe më fort pas deklaratës së Edi Ramës për bërjen pa opozitën të reformës më të rëndësishme politike, atë zgjedhore. Përtej paralajmërimit të kryesocialistit që më shumë i ngjan një kërcënimi, “zgjedhorja” kërkon konsensus.

PS nuk i zotëron e vetme 84 votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet e kërkuara në kodin zgjedhor nga Gjykata Kushtetuese, siç është mënyra e zgjedhjes së deputetëve për parlamentaret e 2025-ës. 84 votat nuk janë një kusht vetëm për reformën zgjedhore. Peng i bashkimit të kartonëve jeshilë mbetet amnistia penale, rritja e pagave për “Kushtetuesen” dhe zgjedhja e avokatit të ri të popullit që politika e kërkon, por nuk po e gjen që prej 2022-it.

E hëna e parë e parlamentit do të rikthejë edhe Lulzim Bashën, që heshtjen e prishi sapo Sali Berisha u izolua brenda shtëpisë së tij. Do t’u mbetet ditëve në vijim për të parë se çfarë roli do të marrë në krizën mes qeverisë dhe shumicës së opozitës. Në radhët e mazhorancës, mungesa 6-mujore të Arben Ahmetaj në arrati, do të plotësohet me deputetin e ri Plarent Ndreca, i cili do të përfitojë mandatin parlamentar, pasi paraardhësja e tij në listën e kandidatëve për deputet, Dallëndyshe Bici, refuzoi të marrë mandatin.

Etiketa: Parlamenti

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 15 Janar 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com