GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Berisha dhe Basha në BBV!? Qesh Ori Nebiaj: Do fiknin dritat dhe…

08:51 - 15/01/24
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha dhe Basha në BBV!? Qesh Ori Nebiaj: Do fiknin dritat dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Kuvendit, Ori Nebijaj, është një ndër opinionistët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Për emisionin “E Diell” ajo ka dhënë një intervistë, ku është shprehur se e ka pranuar ftesën me shumë kënaqësi për të qenë opinioniste në BB VIP 3.

Nebijaj zbuloi edhe këshillat që i ka dhënë Arbër Hajdari, i cili është për të tretin vit në këtë pozicion.

Ndërkohë e pyetur se kë do donte të shikonte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, Nebijaj duke qeshur tha ‘pse jo të dy, që të fiknin dritat’.

Intervista:

Ronaldo: Për herë të parë në Big Brother VIP si opinioniste, sa tu desh ta mendoje pasi të erdhi ftesa?

Ori: Sapo Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të kem në parlament.

Ronaldo: Nisur edhe nga eksperienca e vitit të kaluar, “Big Brother” është shumë sensitiv por edhe për opinionistët që u duhet që pavarësisht kë duan njerëzit, t’a thonë mendimin e tyre troç. Sa gati është Ori Nebjiaj t’a bëjë këtë?

Ori: Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jem gjithmonë e drejt dhe pa emocione tifozërie që nuk më duket edhe aq e vështirë, sa kohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një pozicion me përgjegjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë.

Ronaldo: Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetëri në këtë studio si opinionist?

Ori: E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Big-u gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vrit mendjen sepse do të dalim shumë mirë.

Ronaldo: Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.

Ronaldo: A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

 

Ori: Nuk e di, mendoj se njëri…

Ronaldo: Kë do të doje të shihje ti?

Ori: Pse jo të dy?

Ronaldo: Të dy bashkë? ‘Kokë më kokë’ për çmimin e madh

Ori: Kush do të mbyllte ose kush do të fikte dritat e shtëpisë

Ronaldo: Meraku më i madh që ke në këtë “Big Brother”?

Ori: Nuk kam ndonjë merak. Jam e sigurt që do të jetë një edicion i tretë i shkëlqyer. Jam shumë entuziaste që jam me miq e kolegë shumë të mirë, qoftë Arbëri, qoftë stafi i produksionit. Ledioni është fantastik, kemi qenë gjithmonë miq e kolegë. Kemi ndarë opinionet dhe momentet si të mirat dhe të këqijat gjatë punës.  Energjia është shumë e mirë. Jam ndjerë absolutisht më mirë dhe se në shtëpi do të thoja.

 

Etiketa: BBVberisha

Lajme të lidhura

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit
Show Biz

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Show Biz

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

17:59 - 07/02/26
Para
FMN: Inteligjenca artificiale do të “godasë” 40% të vendeve të punës

FMN: Inteligjenca artificiale do të “godasë” 40% të vendeve të punës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti...

Lexo më shumë
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com