GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për të vizuar një rrethrrotullim, Demo jep 186 MLN lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Për të vizuar një rrethrrotullim, Demo jep 186 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, nuk bën tendera të rregullt duke vënë fondet në risk të lartë korrupsioni. Veprimet e tij të fundit të lënë të dyshosh se edhe paratë për riparimin e lagjeve historike në Berat do të cenohen dhe përvetësohen.

Një rast i tillë është tenderi i fundit me objekt  “Rehabilitim i nyjes se trafikut Mangalem”. Konkretisht, do të bëhet rehabilitim i një rrugice të vogël që ndodhet në këtë lagje të vjetër të Beratit, ku prej shumë vitesh nuk është vënë kurrë dorë.

Objekti i tenderit thotë që do të bëhet rehabilitimi i rrugës, por në fakt mënyra se si është ndërtuar procedura e prokurimit na tregon se qëllimi kryesor qenka përfitimi dhe gostitja e ndonjë miku biznesmen.

Ky tender menjëherë ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania që e vlerëson me risk korrupsioni.

Duke qenë se fondi limit i vendosur në dispozicion është vetëm  180 milionë lekë, një vlerë e vogël kjo për “peshkaqenët” e mëdhenj, në komision janë paraqitur vetëm 2 oferta. Demo nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë dy kompanitë, për shkak se fituesi është përcaktuar më parë.

Kështu, në fazën e parë Demo përjashtoi nga gara firmën L.T.E CONSTRUCTION SHPK, të cilës i gjetën si shkelje se “Për punonjësin L.R ka deklaruar dy profesione, njëherë si hekurthyes dhe si asfaltoshtrues”. Kompania tjetër, BESTA SHPK, e cila kishte paraqitur ofertën me vlerë 174 milionë lekë, në mungesë konkurrence u shpall fituese. Kjo fimrë ka pronar Robert Zykën nga Dimali, i cili është partner në tendera me oligarkun Shkëlqim Fusha (Fusha shpk). Po ashtu, Robert Zyka rezulton të ketë fituar tenderë edhe në partneritet me “Llazo” shpk  dhe “Shkëlqimi 07” Shpkm të dyja të njohura për afërta me prokurimet.

Ndryshe nga dy lagjet e tjera, “Mangalemi” ka një terren më tepër të vështirë.

Banesat janë shumë të ngjeshura njëra me tjetrën dhe në pjesën dërrmuese janë të dimensioneve të vogla. Shumica e tyre janë pa oborr dhe pa kopshte, si pasojë, hyrjet e banesave dalin drejt­përsëdrejti në rrugicë.

Por, edhe atë rrugë kryesore që kanë nuk kujtohet askush t’ua rregullojë, edhe ky tender që po zhvillohet duket qartë që do derdhe në këtë rrugë vetëm një pjesë të fondit të përcaktuar.

Në vend të kësaj, Demi merret me zbukurimin e një rrethrrotullimi që mund të qëndrojë shumë mirë edhe në gjendjen që është aktualisht (shihni foton më poshtë)

 

Projekti i rrethrrotullimit “Nyja e trafikut Mangalem” përfshin asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale. Dhe për këto vizime, kompania do të marrë 174 milionë lekë (pa TVSH).

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBeratervin demofotorreth rotullimtender pa gare

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
BE kërkon parlament funksional, Spiropali do opozitë me ‘qengja’

BE kërkon parlament funksional, Spiropali do opozitë me 'qengja'

Discussion about this post

TË FUNDIT

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26

Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, për shkak të...

Lexo më shumë
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:30 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com