GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BE kërkon parlament funksional, Spiropali do opozitë me ‘qengja’

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE kërkon parlament funksional, Spiropali do opozitë me ‘qengja’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato apeloi të hënën për bashkëpunim mes forcave politike dhe funksionim normal të parlamentit për reformat e integrimit.

“Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë midis të gjitha institucioneve”- shkruan Gonzato në platformën X (ish-Twitter).

Sipas tij, pas procesit screening, tashmë vendi ka një tablo të qartë për reformat që duhet të kryejë për integrimin. Por, Gonzato thekson se,  “të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE”.

Por, ministrja e qeverisë për parlamentin iu drejtohet deputetëve të opozitës me epitetin “qengja” duke i fajësuar për mosmiratimin e amnistisë penale, që parashikon lirimin e parakohshëm nga burgu të qindra të burgosurve.

Në një status të gjatë, në rrjetin social facebook të dielën, ajo zgjedh një gjuhë denigruese në formë ftese për opozitën që të votojë nismën e qeverisë.

“Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo ‘qengja e luanë’ të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur”- shkruan Spiropali.

Sesioni i ri nis me votimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, sipas propozimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili krijoi nmë strukturë dy ministri të reja duke sjell në kabinet Blendi Gonxhe si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Adea Pinderin si ministre shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Konfliki politik mban peng nismat ligjore që kërkojnë 84 vota, si reforma zgjedhore apo ndryshimet në Kodin Penal dhe emërime në institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit.

Prej nëntorit pjesa më e madhe opozitës proteston pasi socialistët rrëzuan kërkesat e saj për hetim parlamentar për konçensionet e qeverisë në shëndetësi dhe kërkesën për të pasur përfaqëues në komisionin e reformës zgjedhore.

Sesioni i vjeshtës u mbyll në një situatë të pazakontë ku seancat parlamentare i ngjanin më shumë një sheshi proteste, ku deputetët e opozitës ndiznin tymuese dhe përmbysnin karrtiget, ndërsa deputetët e shumicës ngrinin kartonin për të miratuar ligjet.

Socialistët në mënyrë të njëanshme ndryshuan ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, duke parashikuar masa ndëshkimore afatgjata deri në 60 ditë për deputetët që tentojnë prishjen e seancave plenare.

Po ashtu, PS kaloi punën e komisioneve parlamentare online me një vendim të kontestuar të Konferencës së Kryetarëve, i cili u mor pa praninë e opozitës dhe në mungesën e regjistrimit audio.

 

Etiketa: BESpiropali

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në
Aktualitet

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

07:53 - 05/10/26
Para
Vdekja e 3-vjeçarit, klinika e vajzës së Roland Xhaxho pa licencë

Vdekja e 3-vjeçarit, klinika e vajzës së Roland Xhaxho pa licencë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u...

Lexo më shumë
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com