GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau kunatin që i përdhunonte vajzën, Gjykata cakton masën e sigurisë për Fatmir Terallarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau kunatin që i përdhunonte vajzën, Gjykata cakton masën e sigurisë për Fatmir Terallarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata në Volos vendosi arrest shtë[ie për Fatmir Terallarin, i cili dyshohet se vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pas dyshimeve se viktima i kishte përdhunuar të bijën.

Vendimi është pritur me lot dhe duartrokitje nga familjarët e Fatmir Terallarit.

Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihët mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.

“Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.

Krimi ndodhi 5 ditë më parë, ndërsa sipas raportimeve vajza ishte përdhunuar për 9 vite me rradhë nga vëllai i njerkës së saj.

50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari, ekzekutoi kunatin e tij, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhnuar për 9 vjet vajzën. Gjithçka që kishte ndodhur në shtëpi që prej moshës 9-vjeçare, u denoncua në policinë e Volosit nga vajza ditën e krimit.

Vajza, tashmë 18-vjeç, ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së fundmi ai i dërgonte video në cellular, duke i kërkuar paratë.

Ajo i ka paraqitur policisë mesazhet e viktimës dhe i ka dorëzuar celularin, në të cilën viktima i dërgonte videot për t’i bërë presion psikologjik.

Në të njëjtën kohë, babai 50-vjeçar përshkroi në polici se si mësoi nga vajza e tij makthin që ajo jetonte dhe si mori vendimin për të vrarë vëllain e gruas së tij.

Siç tha ai, madje e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij, e cila studionte, filloi të mos paguante qiranë e banesës dhe t’i kërkonte dhe më shumë para.

“Herën e fundit që vajza ime studionte vazhdimisht më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke i thënë se i kishte borxh qiranë ndërsa unë dhe nëna e saj po i dërgonim para rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë çfarë po ndodhte ajo filloi të qante dhe më tregoi gjithcka jetonte prej kaq vitesh me 33-vjecarin që e përdhunonte dhe videot që kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë, ai më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…”, ka thënë ai.

50-vjeçari ka marrë armën, ka njoftuar bashkëshorten dhe i ka thënë se i është dëmtuar makina duke i kërkuar të thërrasë vëllanë dhe të shkojë ta gjejë për ta ndihmuar.

Autori i ka zënë pritë viktimës së tij, duke e qëlluar në gjoks dhe fytyrë dhe është dorëzuar menjëherë në polici.

Etiketa: GjykataGreqiKryesore1

Lajme të lidhura

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
Aktualitet

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:45 - 05/06/26
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

08:33 - 05/06/26
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë
Aktualitet

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë

08:28 - 05/06/26
Para
“I ke parë truprojat e mia, ta japin nofullën në dorë”, Meri “kërcënon” gazetarin

“I ke parë truprojat e mia, ta japin nofullën në dorë”, Meri “kërcënon” gazetarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
Aktualitet

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:45 - 05/06/26

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

08:33 - 05/06/26
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë

08:28 - 05/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026

07:30 - 05/06/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026

07:27 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom