GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Zvogëlimi i ambasadorëve

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Replikë me Kajsiun: Po ai që vodhi, s’paska faj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në mënyrë timide ndaj një nisme të Edi Ramës dhe veglave të tij pseudodemokrate, për të ndryshuar në mënyrë të njëanëshme regullat e lojës elektorale, duke lënë jashtë opozitën kryesore të vendit. Ato kanë denoncuar, në koordinim të dukshëm me njëra-tjetrën, gënjeshtrat se qëndrojnë pas paktit Gjiknuri-Alibeaj, duke nënkuptuar kështu se nuk mund të ketë një reformë zgjedhore pa një rol kontrollues të PD-së që ka votat (ndonëse pushteti i mban peng vulën).

Madje, në deklaratat e tyre diplomatët ndërkombëtarë, kanë shkuar edhe më larg, duke kërkuar, ashtu siç theksonte BE, gjithëpërfshirje të palëve në proces, apo kontributin e të tëra partive, siç, theksonte ambasada e SHBA-së, pa përjashtuar nga ky angazhim “barëngrënësit”.

Pra, në këto qëndrime të rëna dakord paraprakisht, vihet re qartë shqetësimi se Edi Rama do të bëjë si i leverdis me zgjedhjet, pa i përfillur fare ata që mendojnë ndryshe.

Por, ajo që të bën përshtypje në këto qëndrime të selive perendimore është se ndonëse ato e kanë nuhatur dhe konstatuar këtë shkelmim antidemokratik, ato janë mjaftuar me nje reagim të zbehtë, kalimtar, gati gati, të pafuqishëm.

Kjo zbythje e ka shpjegimin e saj.

Katër vite më parë, ambasadorët më të fuqishëm në Tiranë u angazhuan si arbitra të një pakti për përcaktimin e rregullave elektorale mes qeverisë dhe opozitës. Kjo marëveshje u dakordësua mbi bazën e një parimi, se për çdo kleçkë, për të cilën palët nuk binin dakord, draftin do ta shkruante OSBE. Kështu pas shumë peripecish, u arrit në marrëveshjen e 5 qershorit, në seline e ambasadores amerikane, e cila u përshëndet edhe nga sekretari i shtetit në Uashington.

Pikërisht pas kësaj Edi Rama vendosi të përmbysë tryezën.

Ai në mënyrë të njëanëshme, me atë që e quanin opozita e re, ndryshoi rregullat e lojës. Ai përdori gjasme hapjen fallco të listave, për ti hequr mundësinë PD dhe LSI-së të formonin një koalicion fitues.

Sipas marrëveshjes të dakordësuar me garanci ndërkombëtare, opozita kërkoi t’a thoshte fjalën e fundit OSBE-ja, por mazhoranca as nuk e përfilli. BE dhe Gjermania kërcënuan me mosfillimin e negociatave, por Rama iu përgjigj se ato nuk kanë lidhje me ligjin elektoral të një vendi sovran.

Dalëngadalë, presionet u fikën, kryeministri i gjithëpushtetshëm bëri si deshi dhe mori rezultatin që kishte planifikuar në zgjedhje. Për herë të parë, që pas ‘90, një sfidë e hapur ndaj ndërkombëtarëve, kaloi pa lënë asnjë gjurmë. Tetori 2020, sanksionoi shpërfilljen e rolit arbitrues të ambasadorëve dhe pafuqinë e tyre për të reaguar ndaj kësaj.

Pikërisht kjo ngjarje shpjegon edhe reagimin e sotëm timid, ndaj një tentative të re të regjimit të Tiranës për të bërë ç’të dojë me zgjedhjet.

Në pamje të parë, teorikisht, kjo nuk duhej të qe një shenjë e keqe. Disa burokratë, shpesh mizantropë dhe meskinë, që janë kalimtarë në këtë vend, nuk kanë pse marrin më shumë fuqi sesa u takon në një shtet sovran. Qoftë edhe kur e thotë me hipokrizi, Edi Rama ka të drejtë sa herë e artikulon këtë tezë. Në daç me paqe dhe në daç me luftë, politikanët shqiptarë duhet ti gjejnë vetë rrugët e vendosjes së ekuilibrave demokratikë. Ambasadorët duhet të mbajnë të distancuar vendin që u takon.

Por e keqja është se në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo. Selitë diplomatike nuk janë tërhequr nga fusha, për të ruajtur një rol të barazlarguar ndaj palëve. Me tendencën e negociuesve mendjelehtë, për të ushtruar presion në hallkën më të dobët, ata kanë goditur vetëm opozitën. Edhe kur i etiketonin Lulin dhe Monikën si njerëz që vepronin kundër interesit të kombit të tyre, edhe kur pengonin Metën të manifestonte me flamurin amerikan, që e mban çdo trafikant në veturë apo mbi çati edhe kur shpallën non grata Berishën, 8 vite pas largimit nga pushteti, edhe kur shatazhuan Bashën, duke e shpënë drejt çarjes së PD-së, edhe kur i bënë thirrje elektoratit se për kë duhet të votonte, duke shkallmuar çdo princip të konventës së Vienës, ndofta ndonjëherë falë lobingut dhe shumë herë falë naivitetit, ata krijuan një çekuilibër të thellë në vend.

Pushteti personal i Edi Ramës është instaluar edhe si pasojë e gafave kolosale të perendimorëve. Angazhimi i tyre i hapi atij rrugën e një pushteti të pa balancuar dhe të pa konrollueshëm, prej një opozite që u masakrua nga të gjitha anët. Në dëmin tonë të përbashkët ndërkombëtarët korrën atë që kishin mbjellë vetë, zvogëlimin e rolit të tyre. Prandaj ata sot edhe kur janë para gjëmës që po ndodh, bëjnë reagime sa për të larë gojën, si këto të fundit, thjeshtë për tu distancuar nga ajo që nuk e pengojnë dot më. /Lapsi.al/

Etiketa: ambasadatBASHAbushati

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
Para
“Po jetonte një makth”, flasin motrat e 18-vjeçares që u përdhunua nga vëllai i njerkës

“Po jetonte një makth”, flasin motrat e 18-vjeçares që u përdhunua nga vëllai i njerkës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!
Botë

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!

08:32 - 08/10/26

Pentagoni i ka kërkuar Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të përfundojë përgatitjet për një rikthim të mundshëm të operacioneve ushtarake...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com