GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spartak Kovaçi ndan 374 MLN me kompaninë e trafikantit të kokainës kolumbiane

13:35 - 17/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Spartak Kovaçi ndan 374 MLN me kompaninë e trafikantit të kokainës kolumbiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Ujësjellësit, Spartak Kovaçi, i cili është në varësi të Bashkisë Durrës, ka dalë nga binarët dhe po harxhon në mënyrë të shfrenuar buxhetin e shoqërisë. Gjatë kësaj jave, Gijotina.com denoncoi një tender korruptiv që Kovaçi firmoi për “sigurim asetesh”. Ndërkohë, kalendari i Kovaçit vazhdon të mbushet çdo ditë me tender tillë, jo vetëm të pajustifikuar në gjendjen financiare që ka shoqëria, por edhe në të ligjit mbi prokurimet.

“Rikonstruksion i godinës në stacionin e pompimit Fushë-Kuqe”, është tenderi i ri. Pra, Kovaçi do të bëjë riparime të tipit  beton, suvatim, shtrim territori në godinën e shpërndarjes së ujit në këtë zonë. Në vend që të rregullojë tubacionet që çahen vazhdimisht dhe lënë Durrësin e Shijakun për ditë të tëra pa ujë, Kovaçi do të harxhojë 374 milionë lekë për suva në fasadën e godinës në Fushë Kuqe.

Ky investim është i tepruar kur vetëm pak muaj më parë, shoqëria deklaroi falimentimin financiar. Gjithsesi Kovaçi, i mbështetur nga kryebashkiakja Emiriana Sako dhe ministrja Balluku, ndjek planin e tij për t’i ndarë paratë e arkës me kompani të përfshira në korrupsionin e tenderëve.

Edhe ky tender i Kovaçit është vlerësuar me “Red Flag” nga Open Data, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Në dokumentet kryesore të tenderit tregohet që janë dorëzuar 3 oferta për këtë projekt, ku më e lira ishte ajo e firmës T&XH shpk. Në fakt, Kovaci e ka skualifikuar menjëherë nga gara këtë kompani me argumentin se ‘Nuk ka paraqitur taksat vjetore për vitin 2023’. Nuk duhet të jetë në rregull ky kriter, sepse buxheti nuk dorëzohet në ditët e para të Vitit Ri. Si për çudi, firma tjetër, IGROUP shpk nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, pra është dorëhequr në momentin e fundit, duke i lënë hapur rrugën propozimit të paraqitur nga operatorët BALILI KONSTRUKSION shpk – I.C.C GROUP, me vlerë 361 milionë lekë.

Ashtu siç e thotë ligjit, edhe siç ne e kemi theksuar shpesh, në këtë rast tenderi duhej të ishte anuluar për mungesë të konkurrencës. Kovaci e ka anashkaluar ligjin dhe ka firmosur kontratën me firmat BALILI KONSTRUKSION shpk – I.C.C GROUP në mungesë të garës.

Kontratë me një trafikant droge

Të dyja këto firma kanë nga pasur histori korrupsioni dhe abuzimi me fondet shtetërore përmes tenderëve.

I.C.C GROUP tashmë rezulton në pronësi të Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit, por nga disa kërkime në dokumente e kompanisë na rezulton se në të vërtetë pas saj qëndron Denilson Çervanaku.

Së pari duam të theksojmë se në vitin 2015 kur u themelua kompania është regjistruar në QKB me emrat e Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit.

Por, në vitin 2017 blihet nga Denilson Çervanaku, i cili në këto dy vite merrej me sport dhe po fshihej me kujdes që të mos binte në sy se kompania në të vërtetë ishte e tija.

Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017, pra fiks në kohën kur vendosi të kalojë firmën nën administrimin e tij. Sepse në këtë periudhë iu fut një biznesi tjetër duke përdorur kompaninë.

Mes të tjerave kjo kompani ka si objektiv edhe ‘Transport mallrash dhe udhëtarësh e pika servisi për automjete.”

Por, në fakt që nga 2017 është përdorur edhe për transport droge nga Denilson Çervanaku i cili vepronte bashkë me babain e tij Viktor Çervanakun. Ky i fundit ka qenë kryetari i komunës Frakull e Madhe dhe deri në vitin 2022 ishte drejtor në OST, por më pas u shkarkua sepse iu zbulua biznesi i drogës që bënte me të birin dhe të fejuarën e tij.

Në nëntor të vitit 2022, Denilson Çervanaku dhe e fejuara e tij Enxhi Ferhati ishin dy nga të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Fier.

Çifti i të rinjve kanë nxjerrë zbuluar trafikantët për laboratorin e kokainës që fshihej në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit. Nga përgjimi i bisedave të tyre është zbuluar se Denilsoni ka informuar për çdo lëvizje të grupit të fejuarën e tij.

Edhe pse bisedat mes tyre shpeshherë ishin të koduara, hetuesit kanë arritur të kuptojnë se në Frakull të Fierit ishte ndërtuar një laborator për përpunimin e kokainës që vinte nga Kolumbia. Laboratori ishte në ndërtuar në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Ky i fundit, vëllai i tij Zenel Çervanaku dhe Nikolin Gjolenda dyshohet se janë personat kryesorë të grupit kriminal. Viktor Çervanaku thirrej nga grupi dhe me nofkën ‘Drejtori’.

Me sa duket ai kishte nuhatur më herët kontrollet e policisë, prandaj në 2019 ia ktheu sërish aksionet e kompanisë  I.C.C GROUP Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit, të cilët më siguri vazhdojnë të marrin urdhra nga Çervanaku.

Nuk është çudi që Kovaçi po ndihmon këtë kompani të pastrojë jo vetëm emrin, por edhe paratë e drogës.

Ndërkohë edhe firma tjetër BALILI KONSTRUKSION shpk nuk mbetet pas kur vjen çështja tek korrupsioni me prokurimet.  Ajo drejtohet nga Engjëll Balilaj, i cili njihet për raportet e mira që ka me Sakon, pasi i fal shpesh tenderë të majme për investime të çala në Bashkinë Durrës.

Sikur kuptohet situata me tenderët në Durrës qenka shumë më e errët seç duket, pasi drejtorët dhe kryebashkiakja favorizojnë njerëz të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. SPAK nuk duhet të humb kohë në hetimet ndaj Spartak Kovaçit, ndryshe Ujësjellësi i Durrësit do të mbetet me arkën bosh.

Kovaçi është akuzuar se i ka dhënë mbi 20 milionë euro tendera kompanisë ku ortak është babai tij, Petrit Kovaçi. Po ashtu është përgjegjës për falimentimin e shoqërisë UKT, që u shpall në pasqyrën financiare të deklaruar në QKB në qershor 2023.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimarrestDensinoldrogeOSTspartak kovacitenderViktor Çervanaku

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Oficeri i lartë i NATO-s: Përgatituni për të papritura në Ukrainë!

Oficeri i lartë i NATO-s: Përgatituni për të papritura në Ukrainë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com