GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e ish-agjentit të Antidrogës, arrestohet pas 15 vitesh në Londër/ Detajet

15:26 - 17/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthim në Iran, afër varrit të Qassem Soleimani, mbi 73 të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 34-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit të koduar “Capital”. Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi Donald Hoxha, 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi Donald Hoxha akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit Donald Hoxha, në Shqipëri.

Ngjarja

Krimi për të cilin u arrestua Donald Hoxha ka ndodhur më 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan. Hoxha akuzohet si pjesë e një grupi që ekzekutoi Roland Rexhepin, ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Ai u qëllua me disa plumba sapo doli nga pallati ku jetonte.

Si ekzekutor për vrasjen e Rexhepit u arrestua Armando Llakaj. Nga hetimet rezultoi se krimi ndodhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan.

Krahas Llakajt, me urdhër të prokurorisë u arrestua edhe Marjus Tafa.

Të dy këta persona konsideroheshin në 2009 si njerëz të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.

Ndërkohë, pas 12 vite nga kjo ngjarje Prokuroria ka mundur të identifikojë dhe t’i komunikojë arrestin Florind Shabanit, njërit nga bashkëpunëtorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani.

Ndërsa sot në Londër është arrestuar edhe Hoxha, i cili ka bashkëpunuar në vrasjen e Rexhepit.

Etiketa: ArrestimKryesore1LonderShqiptar

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Zonat ku ju dalin puçrra tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Zonat ku ju dalin puçrra tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com