GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Liridonas, çfarë po ndodh me hetimin? Ja ç’thotë Prokuroria

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“I vendosi 3 gishta në ballë, por …”, detaji kur Naimi i dha lamtumirën Liridonas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas Prokurorisë në Kosovë po zhvillohen hetime intensive lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka pranuar të ndajë më shumë informacione ruajtur integritetin e hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Express se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

30-vjeçarja u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar 4 persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

Etiketa: hetimeliridonaVrasja

Lajme të lidhura

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Rritet numri i minatorëve të djegur me acid, 2 me lëndime serioze

Rritet numri i minatorëve të djegur me acid, 2 me lëndime serioze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu
Breaking Views

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26

Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka përfshirë grupin 4iG, kompaninë mëmë të operatorit celular ONE Albania, në listën e katër...

Lexo më shumë
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

17:37 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com