GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shqiptarë ngrihuni kundër regjimit të Ramës, mos prisni…

18:56 - 17/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqiptarë ngrihuni kundër regjimit të Ramës, mos prisni…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, i ka bërë një thirrje qytetarëve, që të reagojnë për të përmbysur regjimin e Edi Ramës. Në mitingun e rradhës, Berisha tha se në 1990, kohë kur nisi përmbysja e diktaturës, ishin qytetarët ata që reaguan dhe u përleshën dhëmbë për dhëmbë.

“Të ngrihemi dhe të nxjerrim këtë tokë të bekuar nga kthetrat e mafies së pamëshirshme. Të ngrihemi dhe të shpëtojmë shoqërinë shqiptare. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar.

Por ju bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin. Mos prisni kurrë që t’i presë kush dorën me gërshërën e ligjit kryehajdutit të kombit, Edi Ramës.

Vetëm gërshëra e qytetarëve, vetëm ju, vetëm guximi juaj do i japë atij përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Video-2024-01-17-at-6.41.38-PM.mp4

Ish-Kryeministri deklaroi se Skënderbeu, ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i lirisë, besoi tek shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e armëve të tyre dhe bëri beteja për 25 vite me radhe, të cilat bënë historinë e kohës, jehuan në të katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësinë.

“Natyrisht ajo kohë ishte kohë perandorish, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij.
Skënderbeu mbetet engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë.

Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të cilat ai luftonte dhe luftoi.

Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të.

Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit.

Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët.

Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij.

Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon.

Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren
Breaking Views

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

20:52 - 15/02/26
Dëbora rikthen izolimin në Theth, ARRSH: Rruga do të qëndrojë e mbyllur
Aktualitet

Dëbora rikthen izolimin në Theth, ARRSH: Rruga do të qëndrojë e mbyllur

20:25 - 15/02/26
Përfundon numërimi i votave, ja kush u zgjodh kryetare e PD-së në Lezhë
Breaking Views

Përfundon numërimi i votave, ja kush u zgjodh kryetare e PD-së në Lezhë

20:17 - 15/02/26
Para
Zi në familjen e Stresit, reperi i njohur humbet njeriun e dashur

Zi në familjen e Stresit, reperi i njohur humbet njeriun e dashur

Discussion about this post

TË FUNDIT

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren
Breaking Views

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

20:52 - 15/02/26

Mediat ndërkombëtare prej disa ditësh i kanë bërë jehohë denoncimit të “Diellës”, ndaj qeverisë shqiptare për mospërdorimin e imazhit të...

Lexo më shumë
Dëbora rikthen izolimin në Theth, ARRSH: Rruga do të qëndrojë e mbyllur

Dëbora rikthen izolimin në Theth, ARRSH: Rruga do të qëndrojë e mbyllur

20:25 - 15/02/26
Përfundon numërimi i votave, ja kush u zgjodh kryetare e PD-së në Lezhë

Përfundon numërimi i votave, ja kush u zgjodh kryetare e PD-së në Lezhë

20:17 - 15/02/26
“Salillari” përmbyt Bradasheshin, Emergjencat Civile e akuzojnë për…

“Salillari” përmbyt Bradasheshin, Emergjencat Civile e akuzojnë për…

20:06 - 15/02/26
EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, zar i Engjëll Agaçit

EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, zar i Engjëll Agaçit

19:56 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com