GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati/ “Nuk e ndaloni Ramën me djegie karrigesh”, Këlliçi: Ç’të bëjmë veç protestave…

21:53 - 17/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati/ “Nuk e ndaloni Ramën me djegie karrigesh”, Këlliçi: Ç’të bëjmë veç protestave…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe gazetari Agim Baçi, i ftuar në studion e “Open” , kanë debatuar lidhur me tensionet e krijuara ditën e sotme mes deputetëve demokratë në Komisionin e Medias, Gazment Bardhit e Flamur Nokës në njërën anë dhe Flutura Açkës, në anën tjetër.

Baçi u shpreh se djegia e karrigeve është lëvizje e fortë, por jo ide e fortë, ndërsa shtoi se është dicka e vështirë për të kuptuar se nëse opozita nuk ndalon dot kryeministrin Rama nga miratimi i ligjeve akuzon Açkën dhe Bakiun se i shërbejnë Ramës.

Nga ana tjetër ish-deputeti i PD Belind Këlliçi ka kundërshtuar duke thënë se shumica e opozitës ka vendosur pro këtij aksioni dhe se minoranca duhet ta respektojë këtë.

I pyetur se nëse kjo veprimtari ka pasur sukses në ndalimin e kalimit të ligjeve, Këlliçi u shpreh se nuk mundet që opozita të bëhet fasadë dhe të duartrokasë dhe se si rezultat i aksionit qeveria ka ndryshuar ligjet për komisionet.

Pjesë nga debati:

Baçi: Rama ka kaluar gjithë buxhetin për 4 minuta. Të djegësh karriget është lëvizje e fortë, por jo ide e fortë. Nëse ti nuk e ndalon Ramën të bëjë këto ligje dhe të miratojë ndryshime dhe ti djeg karrige dhe tha se Açka dhe Bakiu i shërbejnë Ramës duke bërë mbledhje, e kam të vështirë ta kuptoj.

Opozita mendon se meqë është mendimi i Berishës dhe grupit parlamentar për të djegur karriget ashtu mendojnë edhe demokratët.

Këlliçi: Shumica në opozitë ka vendosur për këtë aksion politik. Përderisa shumica, si në çdo demokraci, ashtu edhe minoranca besoj duhet të jetë në këtë drejtim.

Baçi: Ka edhe shumë shqiptarë që janë me Ramën, jo me Berishën. Pse mendoni se kjo është kështu

Këlliçi: Grupi i PD që nuk i lejohet të zgjedhin kreun, ka vendosur për këtë aksion.

Baçi: Ka një rezultat, Rama i kaloi të gjitha ligjet. Ku është rezultati? a e ndaluat?

Këlliçi: A të bëhemi fasadë dhe të duartrokasim? Rama ka ndryshuar ligjin për komisionet nga presioni i madh!

Baçi: A e ndaluat dot?

Këlliçi: Çfarë të bëjnë deputetët përveçse të protestojnë?

Baçi: Kjo arrogancë e qeverisë, si ka mundësi që shqiptarët prapë nuk ngrihen?

Këlliçi: Çfarë faji ka opozita që Rama ndalon komisionet dhe ndryshon ligjet?

Baçi: E zgjidhi ky modeli që i hoqët sot Flutura Açkës mikrofonin?

Këlliçi: Është një episod i veçantë që nuk duhet të ndodhte, mos shihni pasojën, shihni shkakun. ka gjysmë milionë shqiptarësh që kanë votuar kundër Edi Ramës.

Baçi: Ngrijni shqiptarët. Kur ngrihen shqiptarët nuk shkojnë vetëm poshtë shtëpisë së Berishës. Le të shkojnë te kryeministria.

Këlliçi: Të ngrihemi për fasadë dhe të marrim 20 mijë lekëshin te komisionet? Kemi 4 muaj që kemi 4 kërkesa bazike.

Etiketa: BaciDebatiKellici

Lajme të lidhura

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie
Breaking Views

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

19:27 - 10/02/26
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë
Breaking Views

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

19:21 - 10/02/26
Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë
Breaking Views

Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

18:47 - 10/02/26
Para
Duro pjesë e BB VIP3, Munishi: Shqipet vdesin me pa nga vrima çelsit…

Duro pjesë e BB VIP3, Munishi: Shqipet vdesin me pa nga vrima çelsit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie
Breaking Views

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

19:27 - 10/02/26

Pasi u larguan me tensione nga Kryeministria, protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Kuvendit. Së bashku me deputetët...

Lexo më shumë
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

19:21 - 10/02/26
Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

18:47 - 10/02/26
Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

18:05 - 10/02/26
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun

18:02 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com