GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi denoncon: Ja provat e zhdukura nga SPAK që rëndojnë Veliajn

14:34 - 18/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi denoncon: Ja provat e zhdukura nga SPAK që rëndojnë Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar një listë me prova, ku sipas tij, tregohet se si prokuroi i SPAK ka fshehur provat në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Këlliçi theksoi se prokurori Dritan Prençi po vijon të pengojë hetimin e plotë të aferës së inceneratorit, me qëllim mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Deklarata

U bënë tashmë 3 muaj që sjellim përpara jush fakte të pakontestueshme se si prokurori i çështjes së hetimit të inceneratorit të Tiranës, ka fshehur provat që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj me këtë mega vjedhje.

Në vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, për masat e sigurisë ndaj punonjësve të Bashkisë Tiranë, shihet fare qartë se prokurori i kësaj dosje, Dritan Prençi ka fshehur:

1 – Shkresën e Erion Veliajt dërguar ish-Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, në të cilën kërkonte miratimin për të zhvilluar këtë koncesion, kërkesë të cilës ish-ministri i Financave i përgjigjet negativisht.

2 – Komunikimin shkresor të Erion Veliajt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, të cilit i ridërgon kërkesën për miratimin e fillimit të procedurave për këtë koncesion. Arben Ahmetaj me një gjuhe dhe më të prerë dhe kategorike, i rikujton Veliajt se kjo kërkesë nuk është e bazuar në ligj, se studimi është i paplotë dhe se mungojnë fondet për të përballuar këtë koncesion.

3 –  Shkresat e dërguara në Këshill të Ministrave të ish-Ministrit Lefter Koka, ku citohet shprehimisht se ky është një projekt i kërkuar me ngulm nga Erion Veliaj, për të cilin vetë kryebashkiaku kishte filluar dëgjesat publike, pasi e  konsideronte si prioritar këtë koncesion.

4 –  Mbledhjen zyrtare të datës 28 shtator të vitit 2017, të Këshillit Bashkiak Tirane, ku Erion Veliaj me zë dhe figure mashtronte këshilltarët në vendimmarrjen e tyre, duke thënë se ky koncesion nuk do të sillte asnjë implikim financiar për Bashkinë Tiranë.

5 – Të dhënat e dosjes hetimore ndaj Arben Ahmetajt, ku vetë drejtuesi i SPAK Altin Dumani si prokuror i kësaj dosje, përmend e-mailet e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, komunikime të cilat çuditërisht janë zhdukur nga dosja hetimore e Dritan Prençit.

6 – Raportin e KLSH, të zhvilluar pranë Ministrisë së Financave ku citohet shprehimisht se Erion Veliaj nuk ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak për këtë kontratë koncensionare, e cila e futi Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar 30 vjeçar, në vlerën 91 milionë euro.

Të nderuar qytetarë,

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga publikimi i këtyre fakteve tronditëse, të pamohueshme, të dokumentuara nga vetë institucionet e shtetit shqiptar dhe madje edhe të vetë drejtuesit të SPAK, sërish prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës, vijon të pengojë hetimin e plotë dhe të thelluar të kësaj mega afere.

Çdo ditë që kalon, qytetarët e Tiranës vijojnë të paguajnë 80.000 euro në ditë për një shërbim të cilin nuk e marrin, për një incenerator fantazmë që nuk ekziston, e ndërkohë personat dhe pronarët realë të kësaj sipërmarrje, Erion Veliaj dhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, vijojnë të projektojnë vjedhje të tjera në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Është koha që SPAK të mos fshihet më. Është koha që përfituesit dhe pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje korruptive të dalin përpara drejtesisë. Nuk ka asnjë shqiptar në bote, që beson se në një aferë si inceneratori fantazmë i Tiranës, ku deri më sot janë vjedhur rreth 120 milionë euro, fajin e ka një ish- drejtor periferik i dalë në pension dhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë, i cili as në banjë nuk shkonte dot pa lejen e Erion Veliajt.

Hi sy shqiptarëve nuk i hidhni dot më.

Etiketa: KelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Masat për Berishën, reagon Bardhi: S’kemi betejë me drejtësinë, por

Begaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, Bardhi: Rama do…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com