GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Menduh Thaçi: Ja pse nuk shkoj mirë me Albin Kurtin

15:04 - 18/01/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Menduh Thaçi: Ja pse nuk shkoj mirë me Albin Kurtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi foli në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoninë e Veriut në fund të janarit.

Thaçi u ndal dhe te hyrja e Vetëvendosjes si forcë politike në RMV, të cilën e kundërshtoi duke thënë se kemi të bëjmë me një ndërhyrje të qeverisë së Kosovës dhe jo me garimin e një force të re politike mes shqiptarëve.

Thaçi theksoi se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, legjitimon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut.

“Kjo ndërhyrje nuk është ndërhyrje partiake, kjo mund të quhet ndërhyrje e qeverisë së Kosovës dhe në mënyrë të tërthortë e bën detyrën e dreqit, legjitimon ndërhyrjet e qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë nuk e di, nuk është Kurti gjenerata e re politike, por shqiptarët e shekullit të ri për diçka jemi marrë vesh, të majtë dhe të djathtë, për ne prioritet dhe komandues i këtij prioriteti në historinë e re ngelet anëtarësimi në BE, NATO dhe aleanca e përjetshme me SHBA-të, besomni se prioritetet kombëtare i kemi kaluar në vend të dytë me vetëdije të plotë”, tha ai.

Duke u ndalur te kryeministri i Kosovës, Thaçi zbuloi dhe arsyet pse ai nuk bie dakord me politikën e ndjekur prej tij.

Kreu i PDSH nënvizoi se Kurti nuk duhet të marrë merita të paqena për avancimin e dialogut me Serbinë, por t’ua lërë meritat SHBA-ve dhe të mos e cënojë partneritetin e përjetshëm të shqiptarëve me aletaët.

“Nuk shkoj mirë me Kurtin. Çështja kryesore që më pengon te kryeministri i Kosovës, nuk kam dashur ta them, por po e them sot për herë të parë hapur dhe drejtpërdrejtë, është “rrahagjoksja” e qeverisë së Kosovës për rezultate spektakolare në avancimin e pavarësisë së Kosovës apo dhe në integrimin e Veriut, por kjo ka të bëjë me manipulim dhe rezultatet janë zero. Unë kam shumë stres dhe frikë se nga një sjellje dhe krekosje e tillë, nga një mashtrim kaq i madh që i bëhet popullit të Kosovës ne mund të shkaktojmë një mëdyshje te bashkësia ndërkombëtare, te NATO-ja dhe SHBA-ja. Çfarë kërkon zoti Kurti të tregojë? Se ai është çlirimtari dhe meritori që Kosova është në këtë situatë? Është tërësisht e gabuar, meritat i kanë aletaët tanë. Ne shumë afër kemi tragjedi të jashtëzakonshme, siç është rasti i Bosnjës, ku boshnjakët sot me mbi 200 mijë viktima nuk e kanë ende shtetin e pavarur. Nuk e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të NATOS-s. Kjo për mua është tërësisht e gabuar. Kam një pyetje hipotetike, çfarë mund të ndodhë nëse ne i zhgënjejmë aleatët perëndimorë?”, tha Thaçi.

Etiketa: Kurtithaci

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Para
Radhë të gjata trafiku në aksin Korçë-Pogradec, shkak një…

Radhë të gjata trafiku në aksin Korçë-Pogradec, shkak një...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com