Volejbollistja Vlora Hyseni ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Vdekja e Vlorës ka tronditur sportin e Kosovës.
Bahri Gjinovci, president i FVK-së, ka reaguar përmes një mesazhi, ku shpreh tronditjen e tij për ndarjen nga jeta të volejbollistes.
“Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni.
Vlora, që kontriboi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin.
Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la.
FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë. E kujtofshi sa të rroni”, ka shprehur ngushëllime Bahri Gjinovci, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Discussion about this post