GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Erion Veliaj drejt burgut? Një ekip me 11 veta nga KLSH po këqyrin dokumentet e inceneratorit

18:56 - 18/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Erion Veliaj drejt burgut? Një ekip me 11 veta nga KLSH po këqyrin dokumentet e inceneratorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës po kontrollohet me themel për aktivitetin e financiar dhe bazueshmërinë në ligj për katër vitet e fundit. Urdhri për kontrollin është firmosur nga kryetari i KLSH, Arben Shehu, por sigurisht duhet të kaluar në filtrat e kryeministrit Rama.

Shkresa që Gijotina.com e disponon mban titullin “Auditim financiar dhe përputhshmërie ”, për periudhën 01.01.2019 – 31.12.2022. Kjo pjesë e kalendarit të auditimeve për muajin janar 2024 u nënshkrua nga Shehu në kulmin e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, kur emri i kryebashkiakut u fut në listën e personave nën hetim.

Njerëzit e Ramës në KLSH kontrollojnë Veliajn

Dokumenti i Shehut tregon se grupi i auditimit ka nisur punën në 26 qershor 2023 dhe do të vazhdojë deri më 31 maj 2024.

Ekipi i KLSH-së ka marrë një zyrë në ambientet e bashkisë Tiranë dhe ka në përbërje 11 inspektorë. Ky është grupi më i madh që ka çuar ndonjëherë KLSH për inspektim në institucione. Audituesit drejtohen nga Bledar Doracaj, një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit Rama.

B. Doracaj, me profesion jurist, u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kur në pushtet erdhën socialistët, në mandatin e tyre të parë në vitin 2013. Në dhjetor 2021m Doracaj e la këtë detyrë dhe kaloi në KLSH. Drejtuesi i dytë i grupit është Alush Zaçe, një nga profesionistët e pakët të mbetur nga koha kur drejtonte Bujar Leskaj.

Kontrolli duket se do të jetë dokumenti përfundimtar që pret kryeministri Rama për Erion Veliajn. Auditi i Bashkisë Tiranë, sipas burimeve për Gijotina.com, pritet të jetë me interes edhe për SPAK, sepse po shkon në vijim të raportit të mëparshëm të KLSH për inceneratorin e Tiranës.

Si e ngarkoi KLSH Veliajn me përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës?

Raporti i KLSH referuar koncesionit të inceneratorit të Tiranës për vitet 2017-2020 ka nxjerrë zbuluar kryebashkiakun dhe është një provë e fortë në duart e SPAK.

Nga tabela së cilës i referohet KLSH, vihet re se, sa i takon sasisë minimale të nevojshme për t`u depozituar prej 550 ton/ditë (200,750 ton/vit) tek inceneratori, Bashkia Tiranë ka arritur të përmbushë kushtet e kontratës, pa kosto shtesë.

Megjithatë nga korrespondenca e vazhdueshme me ministritë MIE dhe MFE, vihet re se që në vitin e parë të operimit, Bashkia Tiranë ka vështirësi financiare për përballimin e shërbimit.

Nga të dhënat e tabelës vihet re se Bashkia Tiranë arrin të mbulojë nga buxheti i saj vetëm 23% të shërbimit për vitin 2018, 47% për vitin 2019 dhe 38% për vitin 2020. Sa i takon pagesave të kryera nga Bashkia Tiranë, për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mospërfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari I. E. B.V shpk ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim edhe pse pagesën për shërbimin e ka përfituar të plotë.

Pra, Bashkia Tiranë prej 2 vitesh po parapaguan shërbimin e trajtimit të mbetjeve, i cili ende nuk kryhet.

Bashkia Tiranë paguan 29 Euro/ton për incenerimin, ndërkohë që paguan edhe 5 kompani të tjera për grumbullimin e plehrave.

Shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë në momentin e nënshkrimit të kontratës koncesionare për “Ndërtim landfilli, incineratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “I. E. B.V shpk”, janë dyfishuar jo vetëm krahasuar me periudhën 2015-2017, por kanë rënduar buxhetin e shtetit (për aq kohë sa rimbursohet ende nga MIE) me 2-fishin e vlerës për vitet 2018-2020. Kjo ka ardhur si shkak i tarifës koncesionare të depozitimit të mbetjeve urbane prej 29 Euro/ ton mbetje urbane, për të cilën subjektet e përfshira në auditim nuk kanë vendosur në dispozicion asnjë evidencë për negocimin paraprak të saj me operatorin ekonomik koncesionar.

Hetimet e deritanishme të SPAK dhe arrestimet e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

Kujtojmë se në 8 dhjetor 2023 është arrestuar drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha. Ky i fundit ka qenë krahu i djathtë i Veliajt që në ditët e para të “Rilindjes”.

11 vite më parë Taulant Tusha mbajti postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë.

Mirëpo, sapo Veliaj mori kreun e Bashkisë së Tiranës, ai u emërua menjëherë Drejtor i Punëve Publike në kryeqytet. I besuari i Veliajt ka drejtuar edhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës, derisa mori besimin më të madh të kryebashkiakut: drejtimin e Komisionit të Koncesionit për landfillin e Sharrës.

Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetasja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”.

Përveç Taulant Tushës, prangat i janë vëne edhe një drejtori tjetër në Bashkisë e Tiranës. Bëhet fjalë për Namik Simixhiu, ish anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës.

Në listë është edhe Sidita Kopliku, e cila ka qenë anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve. Kohë më parë ajo ka deklaruar para prokurorëve se ka pasur presione nga titullarja e institucionit, Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se ata po hetohen për çështje të tjera dhe jo vetëm për aferën në inceneratorin e Tiranës.

Në pranga kanë rënë Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës dhe Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë.
Ndërsa Alba Thoma, e cila ndodhet në arrest shtëpie ka mbajtur postin si drejtoreshë Juridike e Ministrisë së Drejtësisë. Në listën e SPAK, përfshihet edhe Valbona Ballgjini, ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës

Cilët ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë po kontrollon KLSH?

Sipas dokumentit që planifikon kontrollet e KLSH, aktualisht gjatë muajit janar vazhdojnë kontrollet në Bashkinë Fier, të drejtuar nga Armando Subashi, bashkinë e Korçës, që ka në krye Sotiraq Filon, kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, kryebashkiakun e Dibrës, Rrahim Spahiu, kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa, kryetarin i bashkisë Himarë, Jorgo Goro, kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, bashkinë Shkodër, që drejtohet nga Benet Beci, Bashkinë Kavajë me kryetar Fisnik Qosen, dhe bashkinë Berat që drejtohet nga Ervin Demo.

Ndërkohë në lupën e KLSH po kalon edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, KESH, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, dhe Autoriteti Portual Durrës.
Nga institucionet e drejtësisë që po auditohen janë KLGJ, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë, një kontroll vijon në RTSH për periudhën e drejtimit nga Enkel Joti.

Me interes pritet të mbarojë një kontroll që ka nisur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për auditimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, ku janë shpërdoruar miliona euro dhe rezultati nuk ka qenë i prekshëm.

KLSH ka shënjestruar Ministrinë e Mbrojtjes, së Niko Peleshit dhe Ministrinë e Drejtësisë, të drejtuar nga Ulsi Manja.

Ndërkohë një grup kontrolli po kalon në sitë Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për kundravajtjet rrugore pas ankesave të qytetarëve.
Nga të gjitha koncesionet, KLSH ja ka zgjedhur të kontrollojë vetëm “Koncesionin e Markimit të Karburanteve” për periudhën 2013-2023.

Dhe së fundi, në bashkinë Vlorë do të auditohet Projekti “Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës historike të Vlorës”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BurginceneratorKLSHVeliaj

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
“Mikes time Flutura, me merak!”, Gjekmarkaj: Shyqyr që paske shpëtuar nga Noka e Gazi

"Mikes time Flutura, me merak!", Gjekmarkaj: Shyqyr që paske shpëtuar nga Noka e Gazi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesja e forumit të gruas në PD, Albana Vokshi është rizgjedhur si zv/presidente e...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com