GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Basha s’mund t’i japë leksione demokracie opozitës, është personi që…

21:38 - 18/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Basha s’mund t’i japë leksione demokracie opozitës, është personi që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita dhe aksionin në parlament.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi theksoi se aksioni do të vijojë pasi është e vetmja rrugë pasi mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës.

Ai i dha një përgjigje edhe Lulzim Bashën lidhur me qëndrimin e tij për aksionin opozitar në parlament.

“Basha nuk është opozita, mund të jetë një segment i vogël brenda opozitës. Ka kryer disa veprime që bien ndesh me opozitën dhe ndërmerr akte kundër opozitës. Me Bashën nuk mund të portretizosh opozitën. Këtë leksionin e demokracisë na i jep njeriu që dogji mandatet. Ishte një vendim që u mor nga kryetari i partisë, që ia propozoi strukturave të partisë. Aksioni i opozitës nuk po ndodh për herë të parë, ajo që po ndodh për herë të parë është mbyllja e dyerve të institucioneve për opozitën. Të drejtat që na i garanton Kushtetuta, i mbylli dyert mazhoranca”, tha Bardhi.

Duke komentuar përplasjen që pati me demokraten Flutura Açka në komisionin e Medias të mërkurën, Bardhi tha se ndihet i keqardhur për skenën që u regjistruar në komision, ku demokratët shkëmbyen fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Sipas Bardhit, demokratët nuk mund të vendosen përballë njëri-tjetrit kur aksioni është kundër partisë në pushtet. Ai e cilësoi të gjithë situatën në atë mbledhje e cila nuk u zhvillua deri në fund, si një strategji tjetër e Lulzim Bashës.

-A mendon që është një skenë elektorale kjo?

Gazment Bardhi: Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq.

-A mund ta kishim mbajtur pak sinqeritetin se…?

Gazment Bardhi: Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave.

-Kshu thotë dhe Rama…

Gazment Bardhi: Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen.

-A ndihesh keq për skenën?

Gazment Bardhi: Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha.

Etiketa: AckaBardhiBASHA

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjoba 110 milionë euro!

Ndotja e ajrit, Bushati: Rama e Veliaj të vetëdijshëm për atë që bëjnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com