GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndotja e ajrit, Bushati: Rama e Veliaj të vetëdijshëm për atë që bëjnë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjoba 110 milionë euro!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për ndotjen e ajrit në Tiranë, që çdo vit merr jetë njerëzish.

Bushati tha se sipas statistikave ndërkombëtare, në Tiranë kanë humbur jetën në një vit nga ndotja e ajrit, rreth 2700 vetë, aq sa janë shifrat zyrtare të vdekjeve nga Covid.

Analisti tha se mungesa e matjeve zyrtare të ndotjes së ajrit, është e qëllimshme dhe se Rama dhe Veliaj janë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë me kryeqytetin.

“Ka një gjë që dihet botërisht, ku vritet statistika, fillon propaganda. Erion Veliaj ka ardhur kryetar bashkie në 2015. Që prej vitit 2016 Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka pushuar së maturi ajrin e Tiranës. Pra vriten shifrat.

Shifra e parë është bërë diku në të njëjtën kohë ku u hartua një plan urbanistik për Tiranën, që parashikonte të mbante gati 70% të popullsisë. Pra është krim me paramendim, duke e ditur pasojat që do të vinin.

Për të bërë një krahasim, po flasim për një gjë, që është e barabartë me shifrën zyrtare të shqiptarëve që kanë humbur jetën nga Covid. Pra ndotja e ajrit në një vit na merr jetë njerëzit aq sa Covidi. Ajo ishte katastrofa e zhurmshme, kjo është katastrofa e heshtur.

Për të vënë në balancë se ku jemi. Kur Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Adil Carcani, bënë planin urbanisitik, lanë 5.5 metër katror gjelbërim, sot e kemi 0.7. Ajo diktatura e tmerrshme, e rriste njeriun shqiptar në gjelbërim. Këta edhe këtë ia kanë hequr.

Ku janë vendimarrësit tanë të ndërgjegjshëm që po bëjnë krim? Kam bërë një shkrim, që analizojë të gjithë fotot e retushuara të Veliajt. Fshihen kullat nga mbrapa. Pra fotot përpunohen dhe fshihen kullat. Këta janë të ndërgjegjshëm që po bëjnë krim. Një njeri që mendon se po zhvillon qytetin, e lë kullën mbrapa, nuk e heq.

Ne na kanë etiketuar edhe si kullofobë. Ndotja e ajrit në Tiranë, nuk është vetëm çështje ndërtimi, por edhe monopoli i tregut të karburanteve, ku nuk ka asnjë kompani ndërkombëtare. Këtu është treg lokal, i kthyer në monopol, që nuk kemi matje por një matje e ka bërë emisioni Piranjat, që ku janë pikat e ajrit që maste Agjensia e Mjedisit, morën një Institut Italian, benzeni është katërfsh në Tiranë më i lartë se norma e lejuar europiane. Kemi një plan genocidal të vrasjes së gjithëfarëllojshme”, tha Bushati.

Etiketa: bushatiRamaVeliaj

Lajme të lidhura

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës
Aktualitet

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking
Aktualitet

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26
Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur
Aktualitet

Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

10:52 - 06/08/26
Para
“Palaço”, Rama vazhdon debatin me Bardhin në Twitter

Bardhi: Rama po tenton të zhdukë opozitën, nuk e lejojmë të na ngulë thikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës
Aktualitet

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e deportimit të Sokol Hoxhës nga SHBA drejt vendit tonë, i akuzuar për tre...

Lexo më shumë
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26
Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur

10:52 - 06/08/26
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

10:40 - 06/08/26
Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

10:19 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com