GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është shqiptari që ekzekutoi mafiozin iraken “Benzema”? Hoxha zbulon detaje

22:47 - 18/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është shqiptari që ekzekutoi mafiozin iraken “Benzema”? Hoxha zbulon detaje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit”, zbuloi se një 19 vjeçar shqiptar ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi.

19 vjeçari shqiptar, Xhuljani Prenga, i cili jetonte në Suedi, ka udhëtuar drejt Bagdadit për të kryer vrasjen. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi, organizata të cilat e kanë bërë Suedinë një vend të pasigurt.

“Grupet shqiptare janë ndërkombëtarizuar dhe janë shpërndarë, kanë shtrirje dhe ekspozim të madh në pjesët kryesore të planetit.n Kur më njoftuan mu duk e pabesueshme.

Një mik nga Turqia po ndiqte lajme dhe ndërpritet emisioni, futet flash lajmi, që është vrarë Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofkën “Benzema”, personazh i njohur i një organizate Foxtrot, që bëri edhe Suedinë një nga vendet më të pasigurta. Lufta që zhvillohet në Suedi bëhet për kontrollin e narkotikëve të rënda, kokaina dhe ka qenë motivi kryesor i kësaj beteje.

Kjo organizatë ka patur në drejtim tre personazhe, “dhelprat e Kurdistanit”. Këta janë shtetas kurdë, që kanë jetuar në Suedi, kanë marrë shtetësi suedeze, janë rritur atje, janë infiltruar në kriminalitetin suedez dhe mori kontrollin e trafikut të kokainës. Kjo organizatë e madhe rekrutonte fëmijë nga komunitete emigrantësh. Në këtë sipërmarrje është përfshirë edhe një i ri që vjen nga fshati Gjegjan, Xhuljani Prenga. Familja e tij ka vajtur në Suedi për shkak të hasmërisë. Xhuljano ka jetuar me nënë dhe motrën, sepse prindërit janë divorcuar. Elementi i parë që u dyshua se është shqiptar kanë qenë tatuazhet. Jeton në një qytet të vogël, në periferi të Stockholm. Ka dy vëllezër të tjerë. Janë të gjitha me dokumenta suedeze.

Në të gjithë këtë organizatë të madhe që synonte fëmijët e emigrantëve dhe kryesisht të shkollave, gjimnazeve, synonin të krijonin këtë treg. Në këtë valë është përfshirë edhe Xhuljano Prenga. E ëma ka dyshuar se po merrej me shoqëri, që bënin veprimtari jo legale dhe pasi i ka folur dhe madje e ka denoncuar në polici, policia e ka ndaluar dhe është dënuar me dhjetë muaj riedukim. Kjo nuk e ka shkëputur nga lidhje që ai kishte.

Në vitin e kaluar fillon lufta mes kryesorit të organizatës, një kurdo-iranian, që hyri në konflikt me Mustafa Alxhiburi, i njohur si Benzema. Ky në tetor të vitit të kaluar, për ti shpëtuar ndjekjeve nga policai suedeze, në momentin që lufta midis grupeve, sepse ky kërkonte të merrte drejtimin e organizatës, për të humbur gjurmët, inskenoi vrasjen e tij në Irak. U mendua se u vra vërtetë, u sajuan edhe autorët. Kur u krijua bindja se ishte vrarë, ky realizon një dalje në Instagram live dhe kërcënon një prokurore, kundërshtarët, u thotë përkrahësve se do të vijojmë betejën dhe kontrollin e Suedisë do ta marrim ne. Kjo ngjarje krijoi probleme të mëdha në Suedi.

Mustafa Alxhiburi, për t’i shpëtuar ndjekjes, mori shtetësi iraniane, pastaj mori shtetësi turke dhe inskenoi faktin që ishte vrarë. Zhvillimet në muajt e fundit, ku është vrarë nëna e një nga tre drejtuesve të grupeve, bëri që kundërshtarët donin ta eleminonin me cdo kusht.

Mes gjithë asaj beteje të madhe, merret një 19 vjeçar shqiptar, i hipën avionit në 7 janar, me pasaportë suedeze shkon në Bagdad. Në datën 8, në afërsi të aeroportit, ka pikasur eskortën me të cilën lëvizte Benzema, por në timon ishte vetë. Ai ka lënë motorrin, ka marrë armën dhe ka qëlluar 14 herë. Ka bërë qitje si një komando. E kanë kapur pas ngjarjes. Është ndaluar atje. Ajo që ka tërhequr vëmendjen, është fakti që e gjithë skena, para se të ndodhë atentati, është filmuar. Pra duket se gjithçka ka qenë e gatshme për t’u hedhur në rrjetet sociale.

Ky është përzgjedhur, si njeriu që mund ta bënte, sepse është tentuar disa herë dhe ishte shumë e vështirë. Çdo veprim i tij në Bagdad është i filmuar.

Nga ky moment, kanë filluar lëvizjes për të parë mundësine edhe të familjarëve për ta tërhequr. Iraku ka dënimin me vdekjen. Është edhe frika se mund të eleminohet.

Në Suedi, sapo është dhënë lajmi se u ekzekutua, ka patur në disa qytete të Suedisë, festime të mëdha, hedhje fishekzjarresh. Po kështu edhe në Turqi, Iran dhe Irak.

Autoritetet suedeze, duke ditur ashpërsinë e kësaj lufte, kanë marrë nënën dhe motrën e tij dhe mbahen në një qytet tjetër, që nuk dihet, janë marrë në mbrojtje. Po kështu edhe vëllai i tij”, tha Hoxha.

Etiketa: Kryesore1ShqiptariVrasja

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
​Venecia vendos taksë për të hyrë në qytet, sa kushton dhe kush do ta paguajë

​Venecia vendos taksë për të hyrë në qytet, sa kushton dhe kush do ta paguajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com