GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i dy mafiozëve në Greqi, shqiptari i dyshuar vetëm për…

10:11 - 19/01/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i dy mafiozëve në Greqi, shqiptari i dyshuar vetëm për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me zbulimin e një grupi vrasësish në Greqi, mes të cilëve edhe një 26-vjeçar nga Poshnja e Dimalit. Edhe pse Xhonatan Pajo ndodhet i arrestuar në Mal të Zi si i dyshuar se do të kryente vrasjen e një anëtari të një klani kriminal, në Greqi akuzohet vetëm për një episod, konkretisht një rast zjarrvënie, në totalin e krimeve që u zbuluan dy ditë më parë nga policia greke.

Kështu sipas dosjes hetimore, autorë të vrasjes së Janis Skaftouros, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis si dhe tre tentativa të tjera vrasje, janë pjesëtarë të tjerë të grupit prej 7 personash.

Ngjarja ku është përfshirë Pajo
Mbrëmjen e datës 16.6.2023, 9 autorë, të pajisur me armë luftarake, pistoleta dhe jelek antiplumb, të hipur në gjithsej tre automjete, zunë me një prej tyre hyrjen e oborrit të një magazine industriale dhe hynë brenda. Më pas ata bllokuan makinën e rojës dhe nën kërcënimin e armës, e prangosën teksa po shkonte brenda në magazinë. Aty u vunë flakën 23 makinerive për prodhimin e produkteve të duhanit, si dhe objekteve të tjera, për pasojë u shkatërruan pjesa më e madhe e pajisjeve mekanike. Dëmi që ata shkaktuan kap vlerën e 400 mijë eurove. Sulmuesit më pas i vunë flakën njërës prej automjeteve të tyre dhe u larguan me dy të tjerat. Para se të niseshin, njërit prej dy automjeteve iu ndërruan targat. Mirëpo, pak kohë më pas, një nga automjetet e autorëve është përfshirë në një aksident trafiku dhe autorët janë detyruar ta braktisin atë.

Në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje, ata fillimisht janë futur në oborrin e një shtëpie dhe më pas në brendësi të saj dhe nën kërcënimin e armëve kanë kërkuar nga banorët të dorëzojnë çelësat e automjetit të tyre, i cili ishte i parkuar në vendngjarje. Pasi banorët nuk kanë përmbushur kërkesat e tyre, autorët janë detyruar të largohen në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të kryer në brendësi të mjetit të braktisur nga autorët, u gjetën ndër të tjera një palë targa dhe një eksploziv i improvizuar. Më pas mjeti është transferuar në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminale. Në mjet u gjet një gjurmë gishti e 29-vjeçarit gjeorgjian, i cili është arratisur jashtë Greqisë, ndërsa në një objekt brenda makinës u gjet gjurmë gishti i 26-vjeçarit shqiptar Xhonatan Pajo. 29-vjecari gjeorgjian rezulton i përfshirë dhe në një tentativë vrasje të kryer nga grupi. Pajo rezulton me precedentë penalë në Greqi për “vjedhje” ndërkohë që pas arrestimit të tij në Mal të Zi në tetor 2023, u njoftua zyrtarisht edhe policia shqiptare, e cila mësohet se ka kryer kontroll në banesën e tij në Dimal.

 

Etiketa: GreqiShqiptariVrasje

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
EMRI/ Kishte pistoletë në makinë dhe në banesë, arrestohet 30-vjeçari

EMRI/ Kishte pistoletë në makinë dhe në banesë, arrestohet 30-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com