GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzoi për 2 vjet me 16-vjeçaren, zbardhet dëshmia e kirurgut dhe e vajzës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, kush është kirurgu i arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua ditën e djeshme për abuzim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, ka deklaruar para hetuesve se e mitura kishte shkuar me dëshirë tek ai.

Sipas Euronews Albania, të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe vetë 16-vjeçarja, e cila ka thënë se shkonte me dëshirë te Hasi.

Nga ana tjetër, familjarët e të miturës kanë deklaruar se kishin insistuar në shkëputjen e lidhjes mes 16-vjeçares dhe Hasit, por e mitura këmbëngulte se nëse kjo ndodhte, ajo do i jepte fund jetës.

Kujtojmë se e mitura prezantohej si gruaja e katërt e Dervish Hasit, i cili kishte edhe 3 gra të tjera.

“Për këtë ngjarje janë marrë disa persona në pyetje. Mjeku kardiokirurg është shprehur vetëm me po ose jo në dëshminë e tij. Ai ka thënë se 16-vjeçarja ka ardhur me dëshirën e saj dhe nuk është detyruar. Po ashtu edhe 16 vjeçarja ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj te mjeku kardiokirurg. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe tre gratë e tjera të mjekut, të cilët nuk kanë pranuar të flasin.

Po ashtu janë marrë në pyetje edhe familjarët e 16 vjeçares, të cilët janë shprehur se vajza e tyre ka shkuar me dëshirë te 42 vjeçari. Nga ana tjetër, ata kanë tentuar që ta ndalojnë këtë marrëdhënie mes tyre. Por ka qenë e pamundur, pasi e mitura ka parandaluar se nëse familjarët e saj do i jepnin fund marrëdhënies, ajo do i jepte fund jetës. 42 vjeçari ka edhe fëmijë me 3 gratë e tij. Të tre gratë kanë qenë dakord, ndërkohë që 16 vjeçarja ishte prezantuar si gruaja e katërt e tij, por në periudha të caktuara shkonte dhe jetonte 3-4 ditë pranë tij.

Ka qenë pikërisht familja e 16 vjeçares që ka bërë denoncimin, pasi ata kanë insistuar që t’i jepnin fund kësaj marrëdhënieje. Pasi policia bëri sekuestrimin e celularit të Hasit, u pa se në aplikacionin Ëhatsapp kishte disa video të abuzimeve, që grupi hetimor i ka këto video në disponim. Ditën e nesërme pritet për t’u parë nëse do të ketë masë vetëm për shfrytëzim prostitucioni, apo do të ketë edhe akuza të tjera.

Dervish Hasi ka qenë mjek kardiokirurg, që shërbente në spitalet shtetërore të kryeqytetit, ku edhe u pezullua, pas bëries së rastit publik. Më herët ai ka qenë nën hetim nga SPAK pas dyshimeve se furnizonte grupet kriminale me armë dhe tritol, ndërsa në vitin 2019 në automjetin e tij u vendos një sasi tritoli, që besohej se kishte të bënte me tregtinë e armëve”, raporton Euronews Albania.

Etiketa: HasiKryesore1mjeku kirurg

Lajme të lidhura

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren
Aktualitet

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:36 - 03/10/26
Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri
Aktualitet

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

14:22 - 03/10/26
Para
Këto shenja horoskopi kalojnë mirë edhe pa para

Shenjat e horoskopit që e shijojnë jetën edhe pa para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26

Publikimi i videove intime të disa artistëve është komentuar edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili ngriti pretendime...

Lexo më shumë
‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:36 - 03/10/26
Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

14:22 - 03/10/26
Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

14:06 - 03/10/26
Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

13:58 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com