GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masa shtrënguese ndaj Berishës, Kushtetuesja: SPAK dhe GJKKO shkelën Kushtetutën

18:03 - 19/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masa shtrënguese ndaj Berishës, Kushtetuesja: SPAK dhe GJKKO shkelën Kushtetutën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se SPAK dhe GJKKO kanë shkelur Kushtetutën në lidhje me masën e parë shtrënguese të dhënë ndaj Sali Berishës.

“Kërkuesit, pjesë e institucionit të Kuvendit, si subjekt kushtetues i është mohuar kompetenca për t’u shprehur me votë lidhur me dhënien ose refuzimin e autorizimit paraprak për kufizimin e lirisë, në çdo lloj forme të një deputeti të Kuvendit.

Vetëm Kuvendi ka në kompetencë të diskutojë e të vendosë me votë për lejimin ose jo të kufizimit të lirisë së deputetit, në çdo formë, kur kjo kërkohet në rrugë institucionale nga organi i prokurorisë.

Vendimet e marra nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, duke mos kërkuar autorizimin paraprak të Kuvendit përpara miratimit të masave shtrënguese, janë bërë baza për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes pushtetit legjislativ, nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor, nga ana tjetër”, lexohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, në kundërshtim me Kushtetutën, e kanë konsideruar veten kompetente për të vendosur nëse duhet pyetur ose jo Kuvendi paraprakisht përpara vendosjes së masave shtrënguese që kufizojnë lirinë e deputetit, duke vendosur me vullnetin e tyre mosdërgimin e kërkesës në Kuvend. Për rrjedhojë, vendimmarrjet e tyre, për sa i takon refuzimit për t’iu drejtuar me kërkesë për lejimin e vendosjes së masave të sigurimit personal ndaj deputetit të Kuvendit, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën”, shton Kushtetuesja.

Por, çfarë do të thotë kjo për Sali Berishën?

Sipas Gjykatës Kushtetuese, “kjo do të thotë se deputeti, në cilësinë e individit, gëzon të drejtën kushtetuese për t’iu drejtuar kësaj Gjykate kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave”. /A2cnn/

Etiketa: berisha spakGJKKOKryesore1kushtetuese

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Para
Shpërthim në Washington DC, rrafshohet ndërtesa

Shpërthim në Washington DC, rrafshohet ndërtesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com