Ilnisa dhe Juli mesa duket kanë nisur strategjitë e para të lojës së bashku. Ata kanë vendosur që kësaj radhe të provokojnë Dean teksa e thërrasin dhe e pyesin: Po ti Dea kukulla e kujt je?
Juli: Se mos ke ftohtë?
Ilnisa: Jo se s’kanë ftohtë kukullat.
Dea: Jo nuk kam ftohtë.
Ilnisa: Kukulla e kujt je në shtëpi?
Dea: Ne çfarë kuptimi kukulla sepse kukulla në kuptimin e parë të saj nuk është problem ndërsa në kuptimin tjetër s’më pëlqen të ma thonë.
Ilnisa: Jo mi zemër jo, kukull si kompliment.
Juli: S’jemi ashtu ne, po kukulla ashtu a ka në shtëpi?
Dea: Po ka, po është shumë herët që të them një opinion me bindje.
Ilnisa: Po pse ke frikë, thuaje mendimin tënd.
Discussion about this post