GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS ka frikë nga SPAK, Tabaku: Parlamenti ka nisur të…

10:07 - 20/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i Brukselit, Tabaku: Shqipëria vazhdon të ketë probleme…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se “frika ndaj SPAK po e shtyn PS të kontrollojë drejtësinë”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate thekson se ngritja e një grupi pune nga PS për të monitoruar institucionet e pavarura ‘janë shkelje e çdo balance të mbetur të kontrollit në parlament’.

Sipas saj, Parlamenti prej kohësh ka humbur funksionin e kontrollit dhe balancës ndaj qeverisë, duke u shndërruar në një pushtet noterial i qeverisë.

“Përtej frikës, trembjes dhe zhgjëndrrave me SPAK që shohin të gjithëpushtetshmit arrogantë, Shqipëria nuk ua ka këtë borxh. Aq më tepër kur presim nga dita në ditë hapjen e negociatave për dy kapituj, kur Kuvendi pret të nisë rolin e tij në këtë proces. shqiptarët nuk kanë luksin që të bëjnë “mbrapa kthehu” për hatrin e Partisë që ashtu ka një hall me Drejtësinë e Re dhe të pavarur. Askush ska ndërmend të kthehet pas tek partia shtet e shteti parti edhe drejtësi!”, shkruan Tabaku.

Reagimi i plote:

Frika ndaj SPAK po shtyn PS të kontrollojë drejtësinë!

Ngritja e një e grupi pune nga një forcë e vetme partiake, pra nga Partia Socialiste, për të monituar institucionet e pavarura se si plotësojnë detyrimet e procesit të integrimit më së pakti janë shqetësuese, më së shumti janë shkelje e çdo balance të mbetur të kontrollit në parlament.

Parlamenti prej kohësh ka nisur të humbasë atë funksionin e kontrollit dhe balancës ndaj qeverisë duke u shndërruar nga instrument kontrollues në një pushtet noterial për qeverinë. Gjithsesi as në ëndrrat më të këqija nuk qe menduar që Grupi Parlamentar PS do kishte pushtetin absolut për të kontrolluar pushtetin gjyqësor ndërkohë që është noteri I qeverisë. E gjithë kjo histori që zhbën tërësisht detyrën më parësore kushtetuese të parlamentit më së paku është prishja e çdo fije ekuilibri që i ka mbetur kuvendit.

Raportin e plotësimit të kushteve të BE, raportimin për kalendarët e punës, detyrimet nga progres raporti etj ligji ja cakton së pari Këshillit Kombëtar të Integrimit që u ngrit posaçërisht pas një dakordësie bipartiane dhe me frymëzimin nga eksperienca më e mirë e rajonit. Qëllimi i këtij Këshilli ka qenë dhe mbetet raportimi i plotë i institucioneve të pavarura, përfshirë dhe ato të drejtësisë, për punën e tyre në raport me kriteret e BE. Ndërkohë që raportimet vjetore periodike dhe të detajuara kryhen çdo vit pranë komsioneve parlamentare që i kanë pjesë të punës të rregulluar me ligj dhe rregullore kuvendi. Në ndërkohë një ligj i miratuar me dakordësi unanime dhe mbi të gjitha me përshëndetjen e gjithë BE ka qenë ligji për rritjen e rolit të kuvendit në procesin e integrimit, që garanton një përfshirje edhe më të madhe parlamentare dhe jo partiake në këtë proces.

Ky mekanizëm i propozuar shkel rolin e kuvendit, shkel ligjin por shkel dhe pariminin e pavarësisë së këtyre institucioneve. Parim për të cilin ne ndërmorëm një reformë të madhe që ndryshoi totalisht gjithë sistemin. Tanimë, është e kuptueshme për çdokënd që pushteti i madh ka prodhuar një korrupsion të madh mbi të cilin ngrihet edhe realiteti i një mazhorance jo aq natyrale. Për këdo që sheh me gjakftohtësi hetimet për korrupsion ndaj mbi 50% të PPP-ve, hetime të hollësishme financiare karshi pushtetarëve e kupton alarmin e një mazhorance që ka si synim të kontrollojë nesër SPAK.  Shumëkush e ka kuptuar këtë përpjekje qysh kur dëgjoi deklaratat se Shqipërisë nuk i duhej një Republikë e Gjyqësorit dhe Prokurorëve. E megjithatë e gjitha kjo që po qarkullon mban era korrupsion, korrupsion pushteti. E megjithatë ajo që sot po përflitet gjithnjë e më qartë mban era anti-kushtetuteshmëri dhe anti-demokraci pasi asnjë parlament nuk mund të thërrasë institucionet e pavarura t’i raportojnë një partie politike! Të asaj partie që ëndërron si të kapë SPAK-un dhe më pas zgjohet dhe na rrëfen me mburrje si gjeli majë plehut të inceneratorëve se si e njëjta parti ka flamurin e Reformës në Drejtësi.

Përtej frikës, trembjes dhe zhgjëndrrave me SPAK që shohin të gjithëpushtetshmit arrogantë, Shqipëria nuk ua ka këtë borxh. Aq më tepër kur presim nga dita në ditë hapjen e negociatave për dy kapituj, kur Kuvendi pret të nisë rolin e tij në këtë proces. shqiptarët nuk kanë luksin që të bëjnë “mbrapa kthehu” për hatrin e Partisë që ashtu ka një hall me Drejtësinë e Re dhe të pavarur. Askush ska ndërmend të kthehet pas tek partia shtet e shteti parti edhe drejtësi!

E këmbëngulja që të ndodhë e tregon qartë se kush ka hallin me SPAK.

Shqipëria duhet të ndahet nga kjo rrugë një herë e përgjithmonë.

 

 

Etiketa: Jorida TabakuPSSpak

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Plas transformatori në Gjirokastër, pa energji gjysma e qytetit

Plas transformatori në Gjirokastër, pa energji gjysma e qytetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com