Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme përballë Erzenit në kampionat falë një goli të Stojanoviç në minutën e 87’.
Gjithsesi një moment i turpshëm ka ndodhur gjatë festës së golit, pasi në stolin e shkodranëve fluturoi një shishe, e cila goditi Tefik Osmanin në fytyrë.
Kjo gjë bëri që drejtori sportiv i kuqebluve të binte në tokë, teksa reagimet nga stoli në drejtim të tifozëve që ndodheshin në tribunë nuk munguan.
Discussion about this post