GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Protesta e 21 janarit tejet e dhunshme”, Topi: Deklarata që irritoi Berishën…

17:35 - 20/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Protesta e 21 janarit tejet e dhunshme”, Topi: Deklarata që irritoi Berishën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa ndodhemi në prag të përvjetorit të radhës së 21 janarit, Presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Bamir Topi, kujton takimin me ambasadorë të akredituar në Tiranë një ditë para ngjarjes. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, Topi theksoi se Rama i braktisi protestuesit në Bulevard.

“Është një rikthim traumatik në qenien time për çka Shqipëria dhe unë personalisht kam kaluar më 21 janar. Ishte më dominanti i jetës politike. Duke parë një lloj braktisje nga të gjitha palët, kisha detyrimin ti kthehesha kësaj ngjarje, kësaj here duke e shkruar, së paku ata që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt. Jam mundur të jem konciz sepse libri aq pranon. Palët ishin deklaruar.

Të gjithë ata që përbënin opozitën kishin deklaruar në mënyrë virulente dhe kishin paralajmëruar se si do të zhvillohej ajo situatë. Pa dyshim që kishte edhe paralajmërime nga qeveria. Erdhi nga një moment korruptiv nga një video. Solli një akumulim të egërsisë qeveritare për t’iu kundërvënë qeverisë.

Ka qenë data 20 janar, kisha organizuar në Pallatin e Brigadave një takim me trupin diplomatik dhe natyrisht isha shumë i kujdesshëm, por informacionet që vinin ishin të tilla sa unë jam shkëputur nga leximi. Ua kam bërë me dije edhe trupit diplomatik. Informacionet merreshin hap pas hapi dhe palët politike kishin një lloj ekzibicioni që të shfaqen me gjithë virulencën e tyre. Kryetari i Shtetit në çdo rrethanë së bashku me kryeministrin është destinacioni i parë i informacionit. Kishte arritur pika e konfliktualitetit në maksimum.

Në atë mbledhje me trupin diplomatik u kam bërë thirrje forcave politike që të ulin tensionet dhe të gjejnë kurajo për të dialoguar dhe sikurse u pa ditën e nesërme, askush nuk e dëgjoi. Kur në zyrën e kreut të Shtetit, takimet janë intensive në momente të tilla kur paralajmërojnë një trazirë. Në historinë e tranzicionit shqiptar, 21 janari është futur në kalendarin historik si ngjarja më traumatike dhe e dhunshme. Së pari është dimensioni politik dhe së dyti, dimensioni juridik. Dimensioni tjetër ka të bëjë me atë çka ndodhi në familjet e të prekurve nga kjo lloj tragjedie. Kam kontaktuar edhe me njerëz të mediave, pasi është mediator shumë i rëndësishëm qoftë në perceptimin e situatën, qoften në përçimin e mesazheve.

Ajo ishte një demonstratë, e cila nisi si paqësore që precipitoi si një protestë e dhunshme. Ajo që unë nuk kam pranuar tek kjo protestë, është kalimi i limiteve, pra tejet e dhunshme dhe e dyta, që unë nuk e kam kuptuar, ka qenë braktisja e kësaj proteste nga njeriu që duhet ta drejtonte politikisht këtë protestë. Zt. Rama i doli zot kësaj proteste dhe në fund i la protestuesit të dhunojnë dhe iku dhe në sytë e mi ishte një braktisje totalisht e pa justifikuar e saj.

Gjithmonë një drejtues politik i orienton njerëzit dhe brenda asaj turme ka njerëz që administrojnë vetveten dhe braktisja në mënyrë të qëllimshme, është përgjegjësi direkte e zt.Rama. situata precipitoi në mënyrë dramatike. Komunikimin e parë e kisha një natë përpara, komunikimi i dytë është momenti kur u ekzekutuan qytetarë, kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për drejtësi dhe qetësi. Berishës në atë kohë kryeministër nuk i ka pëlqyer ai momenti kur unë flas për ngjarjen në bulevard, unë flas për vrasjet në Bulevard. Unë nuk specifikova që vrasja kanë ndodhur në Kryeministri, vrasjet ndodhën në Bulevard”, tha midis të tjerash Topi.

Etiketa: 21 janariberishaprotestaTopi

Lajme të lidhura

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Para
Gara për Shtëpinë e Bardhë, a është gati Europa për rikthimin e Trump

Gara për Shtëpinë e Bardhë, a është gati Europa për rikthimin e Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com