GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakruan me shkopa bejsbolli 18-vjeçarin, ja ç’vendos gjykata për djemtë e biznesmenëve

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakruan me shkopa bejsbolli 18-vjeçarin, ja ç’vendos gjykata për djemtë e biznesmenëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e një 18-vjeçari në Podujevë të Kosovës janë vendosur në paraburgim nga Gjykata e Prishtinës.

Vendimi për dy të rinjtë që përplasën me makinë dhe dhunuan për vdekje Lulzim Fejzullahun u bë me dije nga zëdhënësja e gjykatës sipas mediave në Kosovë.

Pas vendimit të dy janë dërguar menjëherë në burg, ndërsa detajet mbi rastin e rëndë vijojnë të hetohen nga autoritetet përkatëse.

Nga raportet e deritanishme është bërë me dije se Lulzim Zejnullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Zejnullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën.

Të arrestuar për vrasjen e 18 vjeçarit janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.

Sipas mediave të Kosovës, dy adoleshentët janë djem biznesmenësh në Podujevë. Besim Kadriu babai i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie “security”.

Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar të afërmit e të riut, të cilët tregojnë se si ndodhi ngjarja.

“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa më vonë ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe motra e Fejzullahut e cila shprehu dhimbjen për vdekjen e të vëllait.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoi, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Etiketa: 18 vjecarGjykatamasakrim

Lajme të lidhura

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve
Aktualitet

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj
Aktualitet

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26
Para
Koreshi ironizon Ramën: Ose është hajduti më i madh, ose më budallai

Korreshi: PS kërkon dialog për sy e faqe, PE kërkon zgjidhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!
Botë

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun: Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë!

10:00 - 02/06/26

Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e situatës në Liban nga Izraeli, në një...

Lexo më shumë
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari (Emri)

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş