GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Parlamenti italian voton sot paktin Rama-Meloni, priten debate

10:38 - 23/01/24
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Parlamenti italian voton sot paktin Rama-Meloni, priten debate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti Italian do të votojë mbrëmjen e sotme ratifikimin dhe ekzekutimin e Protokollit Itali-Shqipëri për bashkëpunim në fushën e emigracionit.

Seanca parlamentare do të hapet më ora 14.00 me diskutime të përgjithshme e pas orës 21.00 deputetët do të thirren të votojnë marrëveshjen e firmosur më 6 nëntor 2023 në Romë, e i hartuar në draft ligjin 1620 nga qeveria Meloni.

Brenda një muaji mbyllet kështu rrugëtimi parlamentar i paktit mes Italisë e Shqipërisë që parashikon strehimin e përkohshëm të emigrantëbe të shpëtuar në ujërat territoriale të Mesdheut, në dy kampe azilkërkuesish që do të ngrihen në Shëngjin e Gjandër e nën juridiksionin italian.

Ky protokoll ka mbërritur në  prlamentin italian më 18 dhjetor 2023 e është marrë në shqyrtim nga Komisioni i Çështjeve Kushtetuese dhe ai i Çështjeve të Jashtme e Komunitare prej datës 21 dhjetor 2023 deri më 17 janar 2024.

Për disa ditë rresht, në këto komisione, ekspertë të fushës së emigracionit e profesorë universitarë të së drejtës kushtetuese europiane dhe të të drejtave të njeriut, shprehën analizat e opinionet e tyre mbi këtë Protokoll.

Shumica e tyre ishin kundër e me shumë pikëpyetje mbi funksionimin e tij, me preokupimin mbi garantimin e të drejtave e lirive të emigrantëve në një vend esktra-europian si Shqipëria pa një studim të dokumentuar mbi mënyrën se si trajtohen azilkërkuesit.

Debate të forta janë zhvilluar një ditë më parë në Dhomën e Deputetëve ku parlamentarë të Partisë Demorkratike, të Lëvizjes “5 Yje”, “Sinistra Italiana”, “ +Europa” etj, deklaruan se do të votojnë kundër këtij protokolli

Deputeti i forcës politike + Europa, Benedetto Della Vedova, në fjalën e tij e quajti këtë pakt ” si më afaristi në historinë e republikës italiane”.

“Një reklamë, – tha ai, – për fushatën elektorale të Giorgia Meloni në zgjedhjet europiane”.

“Ndërsa në Itali janë shpenzuar 53 milionë euro për të ndërtuar 10 kampe të tilla, në Shqipëri investohen 700 milionë euro për të ngritur 2 të tilla. E janë shpenzime që u hiqen nga buxheti, ministrive të Kulturës, Turizmit, studimit shkencor universitar, ekonomisë etj”, u shpreh ai.

Deputeti i Partisë Demokratike Toni Ricciardi denoncoi spostimin e 500 punonjësve të forcave të rendit që do të dërgohen nga Italia në Shqipëri e hodhi pyetjen se “në ç’ formë do të kryhen kontrollet mbi kontratat e nënkontratat që do të nënshkruhen për realizimin, funksionimin e menaxhimin e këtij protokolli?”

“Qeveria ka vendosur të hedhë miliona euro për të ndërtuar qendra burgimi emigrantësh në Shqipëri. Të shtrenjta, të paligjshme e ilegale për azilkërkuesit”,  u shpreh Riccardo Maggi, deputeti i +Europa.

“Një Guatanamo” për Lëvizjen 5 Yje: “Rreziku që të dhunohen të drejtat njerëzore mbetet i lartë.”

“Një marrëveshje e kotë, hartuar keq e që dhunon të drejtat njerëzore”, është komenti i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Paolo Ciani.

“Porti i Shëngjinit, u shpreh ai, distancon 500 milje baraz me 1000 km larg nga ujërat territoriale ku priten të kryhen operacionet e shpëtimit të emigrantëve, pra do duhen 3 ditë rrugë deti që emigrantët të udhëtojnë drejt Shqipërisë. ”

Seanca parlamentare mbi Ratifikimin dhe Ekzekutimin e Prokptollit mes qeverisë Italiane e qeverisë shqiptare për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit do të mbyllet me votën e deputetëve që nis pas orës 21.00 të mbrëmjes.

 

Etiketa: ItaliParlamentRama

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Shfrytëzonte për prostitucion të renë, arrestohet 37-vjeçarja

Shfrytëzonte për prostitucion të renë, arrestohet 37-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com