GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare, Komisionerja kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare, Komisionerja kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores së Tiranës Mariola Mërtiri, gjatë të cilave Komisionerja Publike Irena Nino dhe subjekti u qëndruan parashtrimeve.

Komisionerja kërkoi shkarkimin e Mërtirit duke paraqitur një sërë argumentesh në të tre kriteret e rivlerësimit, përfshi lidhjen e prokurores dhe bashkëshortit të saj me personat e shpallur në kërkim dhe të dënuar në Gjykatën e Posaçme për atë që njihet si afera e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.

Komisionerja ndër të tjera arsyeton se Mërtiri gjendet në konflikt interesi, ka probleme të pasurisë dhe ka kontakte të papërshtatshme.

Nga ana e saj Mërtiri i kundërshtoi argumentet e Komisioneres, pretendoi se provat e sjella ishin tendencioze dhe arsyetoi se ndjekja penale dhe më pas dënimi i dy personave kishte ndodhur pas plotësimit prej saj të formularit të dekriminalizimit.

Mërtiri këmbënguli se disa prej gjetjeve dilnin jashtë kompetencave të Komisionerit dhe se pretendimet e ngritura ndaj saj ishin në shkelje të Kushtetutës. Ajo pretendoi se vjehrri dhe kunati po trajtoheshin në procesi si të ishin persona të lidhur me të. Këmbënguli se kredia e butë për shtëpi ishte e ligjshme dhe se nuk ishte në konflikt interesi.

Mariola Mërtiri u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash më 21 dhjetor 2022. Relatori i çështjes, Roland Ilia dhe anëtarja Pamela Qirko arritën në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Në pakicë, kryesuesja e trupës Etleda Çiftja arsyetoi se, ndërsa veç e veç problemet e gjetura nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin, të marra së bashku ato çonin në shkarkimin e Mërtirit, me argumentin se “subjekti i rivlerësimit dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kërkuan rihetim të subjektit dhe gjetjet e tyre ishin elementët kyçë në seancën publike që u zhvillua KPK. Në rekomandim, vëzhguesit evidentuan se shumica në KPK dështoi të kryente hetim të plotë dhe po ashtu edhe të arsyetojë apo argumentojë vendimin e saj për të konfirmuar Mërtirin. Bazuar në këtë rekomandim, Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim në Kolegj duke kërkuar shkarkimin e Mërtirit.

Pasi dëgjoi palët, trupa e kryesuar nga Ina Rama, me anëtar Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, u tërhoq për vendim, i cili do të shpallet më 29 janar. /Reporter.al/

Etiketa: KPAManjola MertiriVetting

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Para
“Banda është partia-shtet, Fatos Tushe bishti i saj”/ Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Lubonja: Show për të fshehur krimet e mëdha

Berisha në SPAK, Lubonja: Ja çfarë nuk shkon në deklaratat e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Lexo më shumë
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş