GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I detyroi të agjërojnë deri në vdekje, pastori akuzohet për 238 vrasje

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
I detyroi të agjërojnë deri në vdekje, pastori akuzohet për 238 vrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pastor i vetëshpallur në Kenia, i cili ishte ndjekur penalisht për “terrorizëm”, akuzohet gjithashtu për “vrasje nga pakujdesia” pas vdekjes së 429 ndjekësve të sektit të tij, të cilët ai i bindi të agjëronin deri në vdekje.

Paul Dhenge Mackenzie së bashku me 94 të akuzuar të tjerë, përfshirë edhe gruan e tij akuzohet për 238 vdekje, nga gjykata në Mombasa.

Ai pretendon se është i pafajshëm, por viktimat e para u identifikuan në pyllin Sakahola të bregdetit kenian, ku ka qenë aktive “Kisha Ndërkombëtare e Lajmit të Mirë” ungjillore, e drejtuar prej tij.

Prokurorët njoftuan më 16 janar se duan të ndjekin penalisht rreth dhjetë vepra kundër të akuzuarve për “masakrën e Sakaholës”, e cila tronditi Kenian pranverën e kaluar.

Dy ditë më vonë Mackenzie u ndoq penalisht për “lehtësim të kryerjes së një akti terrorist”, “pjesëmarrje në veprimtari të organizuar, kriminale” dhe “radikalizim”.

Një gjykatë tjetër, në qytetin e Malindit, urdhëroi një ekzaminim psikiatrik për pastorin dhe 30 të bashkëakuzuarit e tij përpara se të shqyrtonte hetimin e tij për vrasje.

Të enjten mund të ngrihen edhe akuza të reja ndaj të akuzuarve për krime ndaj fëmijëve të mitur.

Mackenzie, i cili ishte një shofer taksie përpara se të themelonte kishën e tij, është i arrestuar që nga 14 prilli 2023.

Shumica e viktimave në pyllin Sakahola vdiqën nga uria pasi ndoqën predikimin e Mackenzie që u kërkonte të agjëronin deri në vdekje për të “takuar Jezusin” përpara se të vinte fundi i botës, gjë që ai parashikoi se do të ndodhte në gusht 2023. Disa nga viktimat, përfshirë fëmijët, u mbytën ose u rrahën deri në vdekje.

Zbulimi i skandalit vuri në siklet autoritetet keniane sepse nuk e ndaluan pastorin e supozuar, edhe pse ai ishte arrestuar disa herë në të kaluarën për predikimin e tij ekstremist.

Një komision i Senatit në raportin e tij në tetor vuri në dukje gabimet e autoriteteve policore dhe gjyqësore që ishin njoftuar dy herë për Mackenzie, në 2017 dhe 2019.

Etiketa: keniapastoriVrasje

Lajme të lidhura

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës
Botë

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

15:01 - 17/11/26
Para
E rëndë, konkurentja e Për’puthen bie pa ndjenja në skenë (FOTO)

E rëndë, konkurentja e Për'puthen bie pa ndjenja në skenë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj
Aktualitet

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26

Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, kundërshton projektligjin e qeverisë për mishin e kultivuar në laborator, duke kërkuar tërheqjen e tij....

Lexo më shumë
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com