Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe pasditen e sotme akuzat ndaj Prokurorisë Speciale dhe prokurorëve, ndërsa paralajmëroi se afera e djegësave do të djegë edhe Dumanin e SPAK.
Në kuadër të akuzave ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, Berisha tha “çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës.
Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan.
Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre.
Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn.
Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore.
Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave.
Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt.
Atyre që besojnë te Damani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik”, tha Berisha.
Berisha nuk nguroi ta quajë SPAK një strofull të krimit apo organizatë kriminale, që mbron krimet e Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit etj.
Berisha tha se prokurorët Kraja e Millonai kanë mashtruar me dosjen “Partizani”
Në fjalimin që mban para mbështetësve të tij, Berisha tha se prokurorët ishin të deporsonalizuar dhe pyesnin për dokumente që i kishin fshehur vetë.
“Isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së liderit të PD-së, në ‘arrest shtëpie’ ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar.
Një vendim që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, konventën evropiane të të drejtave të njeriut, një vendim që nderon vetëm diktatorët e shëmtuar, kudo që janë.
Unë shkova aty dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë dhe Edi Ramën, i cili i urdhëroi ata, të refuzojnë provat që shkrinin si dielli brymën, piramidën e tyre të mashtrimit.
Nuk kishte ndodhur kurrë që një prokurori të refuzojë të marrë provat, vetëm e vetëm se e dinin se ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre.
E dinin se ato prova zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’.
Unë isha sot aty në strofullën e krimit të organizatës kriminale, ku denoncova me forcën më të madhe, vendimin e tyre si mercenarë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën, Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, për të mos lejuar Sali Berishën të paraqitet, të ushtrojë mandatin e deputetit ditën që ka parlament.
Unë isha aty për të denoncuar këto qëndrime të shëmtuar me të cilat Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha, i tmerruar nga denoncimet e përditshme të vjedhjeve të tij personale, të vjedhjeve të familjarëve të tij nga pasuritë publike.
Të lidhjeve të tij kriminale me bandat, me Sinaloan e Meksikës, banditë dhe organizata kriminale në Shqipëri.
Firmat e tij mbi vjedhjen e shekullit.
Firmat e tij mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve për të cilat Edi Rama do të marrë shekuj e shekuj vite burgu.
Unë isha sot aty në emrin tuaj, për të përfaqësuar ju, për të denoncuar personalisht Skapistët si organizatë kriminale e narkodiktatorit, të kreut të krimit në Shqipëri, Edi Rama.
Ato të cilat unë ua kisha thënë me dhjetëra e qindra herë në konferencë shtypi, në emrin tuaj duhej të ua thosha në sy.
Nuk mundet të pranoj një organizatë kriminale që shkelmon nga mëngjesi në darkë, mbi interesat e qytetarëve, duke u bërë mburojë e krimeve monstruoze të Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kriminelëve të tjerë në qeveri”, tha Berisha.
Referuar përballjes me prokurorët e SPAK, Berisha tha se i kishte thënë Arben Krajës, ish-xhelatit të sigurimit të shtetit shqiptar, se ti nuk mund të jesh këtu se je në konflikt interesi.
“Sali Berisha me ligj lustracioni të ka nxjerrë jashtë shërbimi në 1996 dhe qëndron këtu në kundërshtim me kushtetutën.
A nuk është ky një hajdut, kriminel, sa Erion Veliaj të cilin ky nuk guxoi ta thërrasë njëherë, ta marrë në pyetje, paçkse janë zhdukur 130 mln euro dhe asnjë objekt nuk është ndërtuar në Sharrë.
Duman dhe Zaman, të them nga kjo dritare se nga flakët e djegësve do të të djegin dhe ty.
Duman dhe Daman, je ti dhe jo njeri tjetër që u thoje shqiptarëve se nuk dimë pronarët e djegësave, sepse kishte frikë të thoje Erion Veliajn dhe Edi Ramën.
Duman dhe Daman, je ti që ske interesa të tjera që përveç se personale, si i korruptuar që kur vinte këtu Alberto Presezzi dhe Miliard Lopa nuk guxove ti thërrisje për ti vënë hekurat.
Jo dhe jo.
Ty sot të kam në Skap së bashku me Miliad Lopën, me Erion Veliaj, Edi Ramën, me të gjithë kriminelët dhe bandën e kriminelët dhe bandën e djegësve të Tiranës, të vjedhjes së shekullit.
Kurse Kraja, ky xhelat që vjen nga hanxharët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, nuk thirri dot kurrë në zyrë Erion Veliajn, se nipi dhe mbesa punonin me Veliajn, ose se mirrnin me qindra e mijëra euro nga djegësat e partisë, nga djegësat e Ramës dhe Veliajt.
Aty në zyrë ishte dhe Millonaj. Millonaj të cilën unë e kisha denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë për lidhjet e saj me bandat e krimin, për dosjen Sejdini dhe dosjet e tjera.
E kisha denoncuar dhjetëra herë për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën, me njeriun e lidhur kokë e këmbë me krimin, kishte konfiskuar e njeriut që do të padiste Ballën në gjykatën Kushtetuese, ishte pazmore e Taulant Ballës”, tha Berisha.
Discussion about this post