GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Droga në qelitë e Peqinit, Apeli jep vendimin për ish-zyrtarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Droga në qelitë e Peqinit, Apeli jep vendimin për ish-zyrtarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-shefin e Policisë së burgut të Peqinit, shtetasin M.K, i cili së fundmi ushtronte detyrën e shefit të policisë në burgun e Drenovës.

Çështja për të cilën po hetohet ish-zyrtari i burgjeve ka lidhje me një sasi narkotikësh që është gjetur në një nga dhomat e burgut të Peqinit rreth 1 vit më parë, kohë kur shtetasi M.K mbante detyrën e shefit të Policisë së Burgut.

Njoftimi zyrtar

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 15:00 , në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin (IEVP Peqin), është ushtruar kontroll në dhomën nr. 4, sektori 2, kati i parë, Godina B. Gjatë ushtrimit të kontrollit të dhomës është gjetur një sasi materiali bimor i thatë, që për nga aroma dhe karakteristikat dyshohej se ngjasonte me lëndë narkotike e llojit canabis sativa.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me Urdhrin “Për regjistrimin e procedimit penal”, ka regjistruar procedimin penal datë 06.03.2023, që lidhet me veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.

Me Urdhrin datë 20.12.2023 Prokurori i çështjes, ka proceduar edhe me regjistrimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe me shënimin e emrit të personave të cilëve u atribuohet vepra penale, ndaj personit nën hetim M. K, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, ndaj personit nën hetim P. G, i dyshuar si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K. Penal, si dhe ndaj shtetasit H.R, si i dyshuar si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale M. K, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale P.G, të dyshuar për veprat e sipërcituara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 911, datë 23.12.2023, ka vendosur:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, në mungesë, ndaj personit nën hetim M. K, me detyrë- ish shefi i policisë në IEVP Peqin, aktualisht me detyrë shef policie në IEVP Drenovë, i dyshuar autor i veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3.Urdhërohet personi nën hetim M.K të mos largohet nga banesa e tij ………..

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në mungesë, ndaj personin nën hetim P. G, i dënua, aktualisht i akomoduar në IEVP Drenovë, i dyshuar si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal.

5. Urdhërohet mbajtja në paraburgim e personit nën hetim P.G. Në vijim, pas zbatimit të masave të mësipërme, u zhvillua gjykimi për verifikimin e kushteve dhe
kritereve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr.927, datë 29.12.2023, ka vendosur:

shtja për t1. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin nr.911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për personin nën hetim M. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal me: i) masën shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale; dhe ii) masën ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke i ndaluar personit nën hetim që të ushtrojë detyrën për një periudhë kohore prej 3 (tre) muaj nga data e shpalljes së këtij vendimi.

3. Detyrohet personi nën hetim, M.K, të paraqitet pranë policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, çdo javë, në ditë të hënë, ora 10:00.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. K, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.

5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr.911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për personin nën hetim P. G, i dyshuar si autor i veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i K.Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personi nën hetim me iniciale M. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e masës së sigurimit dhe moscaktimin e asnjë mase sigurimi personal.

– Nga personi nën hetim me iniciale P.G, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e masës së sigurimit penal.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Dokollari, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 927, datë 29.12.2023 dhe vendimit nr. 911, datë 23.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Etiketa: ApeliBurgpeqin

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Vrasja e Behar Sofisë, zbulohet emri dhe roli i bashkëpunëtorit

Vrasja e Behar Sofia, GJKKO jep 127 vjet burg për 5 të akuzuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com