GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Behar Sofia, GJKKO jep 127 vjet burg për 5 të akuzuarit

15:59 - 24/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Behar Sofisë, zbulohet emri dhe roli i bashkëpunëtorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO dënon me 127 vite burg 5 nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Ernejt Shyti, i cili mbante statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë u dënua me 7 vjet burg, ndërsa Bujar Lezha e Skënder Vathi me nga 30 vjet burg. Gjithashtu me 30 vjet burg secili janë dënuar edhe Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.

Në këtë mënyrë GJKKO ka pranuar kërkesat e paraqitura nga SPAK lidhur me dënimin e 5 të arrestuarve për vrasjen e ndodhur pothuajse 3 vite më parë.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. Ai ka treguar me detaje se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës.

Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.

Shyti, i penduar i drejtesise

Sipas Shytit, miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.

“Xhuliano Vishën e kam shok prej 5-6 vitesh. Rreth mesit të muajit janar 2021 Xhuliano më tha: ‘A mund të vrasësh një njeri se unë nuk mund ta bëj. Do të marrim 50 milionë lekë nëse e vrasim’. Ai më shpjegoi se nuk mund ta vriste vetë personin sepse e kishte parë roja që rrinte jashtë ETC-së. Unë i thashë nuk e di, por do të shkojmë të shikojmë vendin dhe personin që do të vrisja.

Dy ditë më pas jam nisur me Xhulianon nga Kërraba dhe kemi parkuar makinën poshtë ‘Varrezave të Dëshmorëve’. Nga aty kemi lëvizur drejt ETC me dy patina të miat që unë i kisha në bagazhin e makinës. Kur kemi mbërritur te ETC kemi qëndruar ulur në stolat bri Lanës. Më pas kaluam mbrapa godinës së ETC, ku Xhuliano më tregoi se nga dilte personi që do vrisnin”.

Etiketa: Behar SofiaBurgGJKKOKryesore1vendimiVrasje

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
EMRI/ Përplaset me motor humb jetën i riu shqiptar dhe shoku i tij

EMRI/ Përplaset me motor humb jetën i riu shqiptar dhe shoku i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com