Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, disa deputetë propozuan sërish që mbledhja e grupit të bëhet në selinë e Partisë Demokratike që drejtohet de fakto nga grupimi i Sali Berishës.
Në diskutimet e zbardhura nga gazetari Osman Stafa, deputeti Dashnor Sula propozon krijimin e një qeverie në hije.
Tomor Alizoti: Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjemi votueve. Dhe nuk duhet të kemi frike ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri te opozitës, për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohemi sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të mbëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët.
Dash Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhet kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.
Asllan Dogjani: Ne duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.
Xhelal Mziu: Xhelal Mziu: Ne duhet të kërkojmë me çdo kusht që të votoj diaspora, që janë maxhorancë në raport me votuesit vendas, ashtu siç bëjnë dhe në vendet perëndimore. Të rikthehen me patjetër Koalicionet Zgjedhore, sepse po humb identiteti i pluralizmit politik. Sa i përket situatës në PD, bashkimi i Grupit Parlamentar në korrik 2023 ndikoi maksimalisht në rritjen e aksionit opozitar dhe fokusimin e dialogut Opozitë-Pozitë, pas dy vitesh. Beteja për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhor për të përfituar një reformë bashkëkohore, dhe komisioneve hetimore ishte një betejë reale që e sensibilizojë opinionin vendas dhe faktorin ndërkombëtar, për shkeljen e Kushtetutës nga maxhoranca. Beteja duhet të vazhdojë por nuk mjafton, duhet kombinim strategjie. Ka 7 muaj që nuk po ndodh një bashkim energjie i grupit dhe një përfaqësim i saj, por kemi ngel në kuadrin e fjalëve, duhet që të ndodhë sepse jemi në Pragë zgjedhjesh, koha nuk pret. PD sot më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim dhe përsëri nuk mjafton, ka nevojë dhe për përthithje të eksponentëve publik në Shqipëri, ka nevojë për një përfaqësim të Diasporës në Strukturë dhe në Parlament, duhet ta bëjmë deri në një Kuvend përbashkues, shprese, triumfues ndaj Rilindjes. Terreni është braktisur, ndaj duhet që ky përfaqësim sa më sipër, të angazhohet në grupe punë për riformatimin e strukturës, rekrutimin dhe përthithjen e elitave të ndryshme që të krijojmë Shpresë dhe Fitore për 2025. Nëse vazhdojmë me këtë ritmin e muajve të fundit që mjaftohemi vetëm me prishjen e seancave dhe komisioneve dhe jo një organizim e betejë zgjedhore dhe gjithëpërfshirëse, atëherë unë nuk do të vijë më në mbledhje që nuk bëjnë një strategji për ta bërë PD triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot.
Një tjetër moment ishte ai kur deputetja Albana Vokshi ka kërkjuar nga Gazment Bardhi arsyen pse grupimi i “Rithemelimit” nuk ishte i përfaqësuar në Bruksel. Bardhi në reagimin e tij tha se ky grupim përfaqësohej nga Ina Zhupa, e cila nuk mori pjesë për arsye objektive.
Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (i referohet takimit në Komistetin e Stabilizim Asoçimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?
Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objekitve. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.
Discussion about this post