Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Shijak.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ndodhi në lagjen “Popullore”.
Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.
Discussion about this post