GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Dumani një gënjeshtar që mbron Ramën, Olldashi një gjykatëse mjerane

19:12 - 25/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha mbërrin në SPAK: Do denoncoj Ramën dhe prokurorët kriminelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtare mjerane, e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha, Ilirjana Olldashin, e cila sot la në fuqi vendimin e dhënë nga Irena Gjoka, lidhur me masën e sigurisë arrest shtëpie, ndaj kreut të demokratëve.

Në fjalimin që mban nga ballkoni i apartamentit për mbështetësit e tij, Berisha tha se kjo gjyqtare e Apelit të GJKKO-së, është produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, dhe mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

“Mblidheni çdo natë në betejën për lirinë e shqiptarëve, në betejën për dinjitetin e shqiptarëve, në betejën kundër diktaturës, në betejën për interesin e çdo shqiptari, interesin e kombit dhe vendit.

Një mirënjohje të pakufishme oratorëve, që me fjalën e tyre ndriçojnë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në një periudhë ndër më të vështirat në historinë e këtij vendi.

Në një periudhë në të cilën mafia shqiptare, e mbështetur nga mafia ndërkombëtare, nga kartelet e drogës nga Meksika në Dubai dhe zona të tjera, nga krimi i organizuar, nga mafia e Xhorxh Sorosit, ka instaluar në Shqipëri një diktaturë shkatërrimtare për kombin shqiptar, një diktaturë që merr përmasa shfarosëse po të kemi parasysh largimin masiv për shkak të kushteve të krijuar nga regjimi i shqiptarëve nga Shqipëria.

Sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.
Por unë jam sot me ju, nuk ndjehem kurrë i izoluar, përkundrazi ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist, më me shpresë se asnjëherë.

Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri ka vijuar akuzat ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, për të cilin tha se është i vetmi njeri në Shqipëri që mbron Edi Ramën.

“Kurrë një koment i qytetëruar nuk mund të pranonte për kryeministër një njeri, i cili akuzohet me fakte, me dokumente zyrtare nga drejtësia e një vendi tjetër, nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar oficerin më të lartë të zbulimit të saj për të luftuar opozitën shqiptare.

Ky skandal është skandal planetar, kjo është historia më e turpshme e një kryeministri, i cili lufton për një Shqipëri pa opozitë.

Unë ftoj shqiptarët të mos pranojnë të hanë turpin me bukë se nuk ka turp më të madh sesa të pranojmë kryeministër njeriun që për karrigen e tij, i korrupton partnerit kryesor, SHBA, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsioni dhe aktet e tjera ndaj kombit amerikan.

Dhe e bën këtë sikur të ishte një armik i egër i vendit të madh të lirisë.

Asnjë komb nuk mund të pranonte një kryeministër, i cili heq dhe vë licenca nafte në marrëveshje me McGonigal, vetëm se si të pasurojë veten dhe ministrat e tij.

Çfarë qëndrimi do mbajnë ata ndaj këtij akti të turpshëm, më të turpshëm? Do presin ata që Edi Ramën ta burgosë drejtësia amerikane, apo do e shporrin atë dhe regjimin e tij?

Edi Ramën e mbron në Shqipëri vetëm një njeri dhe ky është Altin Dumani. Ky është Altin Damani. Ky i pavarur që përbën edhe njeriun më të korruptuar pas Edi Ramës, nga Edi Rama.

Muaj më parë, kohë më parë, u thoshte shqiptarëve se nuk hetojmë çështjen e McGonigal se ajo ka ndodhur tani.

Më vonë regjistron çështjen. E regjistron vetëm për ta mbyllur atë, vetëm për të mbrojtur atë.

Unë dua të informoj shqiptarët se ky avokat i krimeve të Edi Ramës, që mashtronte sot shqiptarët se ka dy vite që ka regjistruar çështjen, e vërteta është tjetër.

Por që kur ka regjistruar çështjen gjer sot, nuk ka thirrur dot, nuk ka guxuar të thërrasë ata burra që patën guxim ta denoncojnë në media grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza-Duçka.

Sot u interesova, asnjë prej tyre nuk është thirrur në SKAP.

Dhe i them Dumanit, turp të kesh gënjeshtar, ti do mbrosh Edi Ramën, por do të shporrim me Edi Ramën”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniGJKKOKryesore1Olldashi

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Misteri për vrasjen e shqiptarit në Itali, hetimet marrin kthesë tjetër

Misteri për vrasjen e shqiptarit në Itali, hetimet marrin kthesë tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com