Një mësuese është proceduar penalisht në qytetin e Elbasanit pasi ushtroi dhunë ndaj një nxënëseje.
Mësuesja 47-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë për gjuajtjen me shpullë të nxënëses së saj. Materialet procedurale në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen.
– K. P., 47 vjeçe, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë, një nxënëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post