GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banda e ish-ushtarakëve drejtohej nga 1 shqiptar, si grabitën 71 vila e banesa luksoze

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banda e ish-ushtarakëve drejtohej nga 1 shqiptar, si grabitën 71 vila e banesa luksoze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup ish-ushtarakësh nga vendet e Europës Lindore, që dyshohet se drejtohej nga një shqiptar, akuzohen për të paktën 71 grabitje banesash e vilash në zonën luksoze të Marbellas (Spanjë).

Policia spanjolle bëri të ditur se grupi aplikonte metodat e dhunshme të grabitjes duke kërcënuar apo dhunuar personat që gjenin ne banesa, të cilat më parë i studionin. E veçanta e grupit të grabitësve ishte fakti se ata piketonin kryesisht banesa ose vila që gjendeshin pranë fushave të golfit, duke e parë këtë si një mundësi që favorizonte arratisjen e tyre pa probleme. Zonat e tyre të preferuara ishin shtëpitë dhe objektet në zonat e Artola dhe Río Real.

Stërvitja e tyre ushtarake i lejoi ata të përdornin masat e sigurisë personale dhe kundër mbikëqyrjes, si kur udhëtonin në këmbë ashtu edhe me automjet, me manovra në kthesë të kundërt ose ndalesa të paparashikuara.

Policia spanjolle bëri të ditur arrestimin e 6 personave, mes të cilëve edhe shqiptarin, e dyshuar si kapo i grupit, i cili mendohet se është stërvitur në “kundërmbikëqyrje”.

Shqiptari merrte pjesë aktive në çdo grabitje dhe mbante gjithmonë një armë zjarri në brez, siç u raportua në një konferencë për shtyp nga Policia Kombëtare.

Katër nga sulmet po hetohen si grabitje me dhunë apo kanosje, pasi janë zbuluar nga banorët.

Operacioni “Western” kulmoi me shpalljen në kërkim të gjysmë duzine në pjesë të ndryshme në Fuengirola, Malaga, Mijas dhe Torremolinos. Agjentët sekuestruan 169 bizhuteri, ora, çanta dhe sende të tjera të markave të njohura, përveç elementeve që përdornin në sulme.

Janë sekuestruar një pistoletë, një armë gjahu, pajisje transmetimi, veshje të tilla si çizme, kapuç dhe doreza, një hanxhar të madh dhe sende të tjera. Janë sekuestruar edhe 8700 euro cash.

Hetimet e para filluan pasi zbuluan një numër të madh grabitjesh në shtëpitë në Marbella që kishin të njëjtin model. Autorët kanë përdorur mjete specifike për të hapur dyer, dritare apo kasaforta.

Puna e policisë bëri të mundur identifikimin e disa anëtarëve të rrjetit, duke bërë të mundur njohjen e mjeteve materiale që përdornin, përfshirë edhe makinat e përdorura në udhëtimin e tyre, kryesisht të marra me qira.

Në fakt, nga hetimet u zbulua se ata kishin bashkëpunimin e një biznesmeni spanjoll, i cili drejtonte një biznes të blerjes dhe shitjes së automjeteve në kryeqytetin e Malagës. Puna e tyre ishte furnizimi i makinave që nuk u ishte ndryshuar ende pronësia ose me dokumentacion të falsifikuar dhe pa asnjë lloj kontrate, gjë që vështirësonte hetimet.

Etiketa: grabiotjeKryesore1shqiptarëspanjë

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
Pse besoni se do fitoni? Basha: Ma thotë mendja dhe koshienca

Pse besoni se do fitoni? Basha: Ma thotë mendja dhe koshienca

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com