Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.
Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës për ta përfunduar planin e tij.
Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Naim Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë nga Murseli, për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos te bëjë asnjëherë.
“Vlen të përmend se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.
Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli e dorasi i Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.
Kokalla ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.
Dëshmia:
Naim Murseli e kam djalin e dajës dhe të hallës. Ndërsa Granit Plavën e kam bashkëfshatar dhe njihemi që kur kemi qenë të vegjël. Unë nga Gjakova në Prishtinë ditën e vrasjes së Liridonës kam udhëtuar me Granit Plavën.
Naimi dhe Graniti njihen me njëri tjetrin prej 1 jave, ndoshta 2. Naim Murseli më ka ftuar tek shtëpia e tij dhe ai ishte vetëm, jemi takuar, kemi qëndruar aty rreth 1 orë dhe kemi biseduar rreth shtëpisë së tij të re. Kur doja të shkoja në shtëpi, Naimi ka insistuar që të vijë me mua dhe të më dërgojë në shtëpi. I thashë do të shkoj me një shokun tim, Granitin pasi ai ndodhej në qytet. Së bashku me Naimin kemi vazhduar dhe jemi takuar me Granitin në hyrje të autostradës.
Gjatë bisedës, Naimi e ka pyetur Granitin se me çfarë merret. Graniti iu është përgjigjur se merret me gjithçka, aty nuk është biseduar ndonjë gjë tjetër. Unë u ktheva në shtëpi me Grantin dhe Naimi është kthyer në shtëpi të vet. Po atë natë, Naimi më ka shkruar në Whatsapp dhe më kërkoi numrin e Ganitit dhe ia dërgova.
Pas 2-3 ditësh më mori në telefon dhe më ta merre me vete Granitin dhe hajde në udhëkryq të Klinës.
Unë kam gyrë në kredi para 1 viti për Naim Murseli në një shumë 25 mijë euro. Pagesën e kredisë ma jep në dorë. Po atë natë kur më dha apratë për këstin e kredisë, 300 euro, ai gjithashtu i dha Granitit 500 euro dhe i ka thënë “kënaqu”.
Kam mbetur i shokuar sepse nuk kam pasur idenë pse ia dha ato para Granitit. Aty kemi qëndruar rreth 1 orë. Nuk më ka treguar arsine pse e donte kredinë, por më tha që do ti paguaj brenda vitit.
Në datën 29.11.2023 më ka kontaktuar Naimi dhe më pyeti ku isha, i thashë se më ishte prishuar makina dhe se po e rregulloja.
Ai ka inisuar që të takoheshim vetëm 5 minuta, u takuam në qytetin e Gjakovës rreth orës 09:30 të mëngjesit. Aty më ka thënë që “duhet kryer kjo punë” për vrasjen e gruas së tij, sepse rreth 1 vit më parë mua më ka lutur mua që ta kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që ta bëj këtë punë dhe mos ma thuaj më kurrë.
Atë ditë më tha që po e thirr Granitin dhe po takohem me të. Pastaj unë jam ndarë nga Naimi dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të deri në orët e mbrëmjes, diku rreth orës 22:00 kur më ka kontaktuar në telefon një shok dhe më ka thënë ai i ke parë lajmet.
Aty kam kuptuar për rastin e vrasjes së gruas së Naimit. Sapo morëm lajmin së bashku me familjen kemi shkuar në Prishtinë në stacionin e policisë për të pritur sa të përfundonin procedurat.
Pastaj unë për të mos e lënë vetëm Naimin, kam qëndruar së bashku me të për ti qëndruar afër dhe kemi shkuar në një hotel në Prishtinë.
Në momentin që hymë në dhomë, Naimi më ka thënë “e kreva këtë punë”. Jam shokuar menjëherë dhe kam thënë se nuk dua të di asgjë lidhur me këtë.
Pastaj po atë natë Graniti më thirrur për të shkuar me të në një klub nate dhe më ka dërguar video në Snap nga diskoteka. I thashë që nuk vij sepse kam një rast. Kam menduar që ta raportoj në polici, por isha i shokuar dhe e di që kam gabuar, jam frikësuar shumë për familjen time.
Sot më datë 1 dhjetor 2023, gjatë varrimit të së ndjerës jam takuar me Naimin ku i kam shprehur ngushëllime, por që nuk kam pasur bisedë me të. Kur shkuam të merrnim fëmijët në Gjakovë që kanë qenë tek gruaja e vëllait të Naimit, gjatë rrugës duke u kthyer për në shtëpi kemi parë policinë duke shkuar tek shtëpia e Granitit. Aty Naimi më ka pyetur a e kisha armën me vete. I thashë që nuk e kam me vete, por në shtëpi.
Para më ka ofruar për rastin, por nuk kam pranuar asnjëherë, as para dhe as pas rastit.
Discussion about this post