GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha

12:49 - 28/01/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk ishte vetëm një kohë e terrorit që edhe kohë e letërsisë. Shkrimtari mbretëronte përballë tiranit.

Në murin pas të cilit ishin mbyllur burra e gra shqiptare mijëra faqe nga letërsia e Ismail Kadaresë gdhendeshin. Ato lexoheshin në dy anët njësoj. Para atij muri ai luante vallen si instikt bazik i njeriut që thërret liri. Nuk ishte një valle makabre. I lëvizte këmbët pafajësia. Ishte pafajësia e një buzëqeshjeje të përgjakur. Nëse do i kërkonim ndihmë Kunderes sivëllaut më në lindje mbase këtë do na thoshte.

Jeta, mbijetesa, ndërgjegjia e lidhjes që nuk ndryshket kurrë mes së mirës dhe së keqes, të qenit i huaj në tokën tënde por edhe përgjegjës madhor për fatin e saj nga një ngjizje misterioze i bëjnë tekstet e Kadaresë vështruese të një “momentumi” pa të shkuar po kaq pa të ardhme sikur ato rrinë në të pamëshirshmin shtrat të Prokrustit.

Paradoksalisht, ose si dëshmi e një spirancë ngulur në rrënjët e tokës si dhëmbët e Kadmosit në kujtesën mitologjike të lexuara sot ose nesër ato paraqiten të domosdoshme, duke ndikuar mbi axhendën kulturore dhe mendimin e çdokujt duke humbur disa përmasa për të fituar të tjera tek universalja, vija trashendentale e “botës sanë”. Gjithmonë është sot. E djeshmja ka ikur e ardhmja ende s’ka trokitur. Aktualja si e transformuar me teknologji artificiale nuk mplaket kurrë aty. E ndjek njeriun personazh, shqiptar, francez, polak, rus, kinez, amerikan qoftë apo personazhin që rikthehet tek njeriu ore e çast përtej krahinës, moteve, kombeve, gjeografisë, sistemeve dhe gjuhës.

Një kulturë (ajo shqiptare) nuk rritet duke u asimiluar brenda kulturave më të forta, por nëse ajo dialogon me ato, kurioze për të mësuar.

Kadare e shkaktoi këtë kuriozitet, më saktë e imponoi, edhe përtej dëshirës së të tjerëve, sapo e kudo si gjithë gjerat e forta natyrore që nuk marrin leje po shndërrohen në fenomene. Brenda historisë, gjenerues i saj, me letërsinë dhe bërjen i saj, tek Europa si bir i vet që i përkufizon identitetin me “ulërimën civile” të Mun në fytyrën noprane e nazike, shqiptar i vjetër sa të gjithë shekujt bashkë, bashkëbisedues i Pirros dhe Teutës, Skënderbeut, Naimit e Fishtës, At Zef Pllumit, i prindërve tanë i yni dhe fëmijëve tanë, në pritje të atyre që do vinë i pa moshë për ata që do kalojnë mbi këtë tokë e nën këtë qiell, Ismail Kadare “në veçantësinë që paraqet Europa Qendrore e ajo Lindore (shkruante dikur Itsvan Bido) përkatësia gjuhësore shndërrohet në faktor politik e historik, e mbi të gjitha një faktor që u paraprin përcaktimeve territoriale në kufijtë ekzistues, e në disa raste formimin e kombeve te reja”.

Një prej rëndësive që kjo enciklopedia kadareane ka për shqiptarët mund të gjendet edhe në këto fraza ku gjuha kultura dhe ekzistenca plotësojnë njëra-tjetrën. Gjeniu shfaqet gjithnjë e më i heshtur pasi i ka kryer të gjitha!

Le të bëjmë detyrën tonë, të përpiqemi ta kuptojmë atë.

Etiketa: Gjekmarkajgjeniukadare

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Ledioni përplaset keq me Meritonin: Nuk e di ku je mësuar, por jo me mua

Ledioni përplaset keq me Meritonin: Nuk e di ku je mësuar, por jo me mua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com