GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbyllet pjesa e parë e Vllaznia-Partizani

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllet pjesa e parë e Vllaznia-Partizani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia dhe Partizani luajnë sot një përballje shumë të fortë mes tyre në Shkodër, ku ndeshen ekipi i vendit të tretë me atë të vendit të tytë. Një ndeshje ku sigurisht ka rëndësi rezultati për renditjen përfundimtare në “Final 4” që përcakton rrugëtimin drejt trofeut.

Trajneri Osmani ka bërë pak lëvizje në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke i besuar të njëjtit grup lojtarësh që ka marrë serinë e fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë. Ndërsa nga ana tjetër, Orges Shehi ka vendosur që të kthejë titullar edhe në kampionat Skukën, duke parë formën që ky i fundit kaloi në ndeshjen e Kupës.

LIVE VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1
42′ (p) Balaj / 23′ Maget

NGJARJET KRYESORE

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Harkim i gjatë në zonë, Qarri del dhe devijon topin para Skukës.

44’ Shkodranët kërkojnë një tjetër penallti pas një devijimi në zonë duke pretenduar për penallti, gjyqtaria Koçi bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

42’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj shënon me penallti. (VIDEO)

30’-42’ Penallti për Vllazninë! Pas një harkimi në zonë, ka një kontakt mes Balajt dhe Sotës me sulmuesin i cili bie në tokë. Koçi bën shenjë për penallti dhe më pas VAR-i e konfirmon. (VIDEO)

38’ Sembene shfrytëzon shtatlartësinë e tij mes mbrojtjes shkodrane pas një goditje këndi, gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë.

37’ Pas zhvillimit të një tjetër goditje këndi, topi mbetet te Balaj i cili gjuan, por nuk gjen portën kundërshtare. (VIDEO)

35’ Shkodranët mundohen të gjejnë golin me një goditje këndi, topi i harkuar drejt qendrës ndalet nga Qirko para devijimit të Juriç.

32’ Reagimi i Vllaznisë vjen me një gjuajtje të Alivodës, i cili provon nga e djathta, por sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

27’ Atanaskoski jep një top në thellësi për Skukën, ky i fundit nuk ia del të devijojë siç duhet para portës.

23’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Rrapaj nga e djathta harkon në zonë ku Maget me kokë dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)

22’ Taipi në krahun e djathta gjen hapësirën dhe pason në qendër, Krymi bllokon sferën para se Rrapaj të gjuajë drejt portës.

19’ Skuka tenton përsëri të hyjë në zonë, këtë herë nga e majta. Gjuajtja e tij devijohet mbi traversë.

16’ Mala nga e djathta gjen Balajn i cili gjuan në zonë, Hadroj devijon sferën dhe largon rrezikun. (VIDEO)

13’ Skuka shfaqet i vetëm para Qarrit, portieri bën mrekullinë dhe ndal gjuajtjen e sulmuesit.

12’ Skuka ul topin për Rrapajn në hyrje të zonës, ky i fundit ndalet në momentin e gjuajtjes nga Krymi i cili i heq topin.

9’ Hadroj nga e djathta hyn në zonë, në momentin e fundit është Gruda i cili i heq topin nga këmbët duke e penguar që të shkonte i vetëm para portës.

4’ Përgjigjen shkodranët nga ana tjetër me Grudën i cili merr një pasim në zonë por pastaj rrëzohet, gjyqtari Koçi sinjalizon për faull në sulm të shkodranëve. (VIDEO)

3’ Cara nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Skukën, gjuajtja e tij me kokë ndalet nga Juriç para se të shkonte drejt portës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka.
Trajner: Orges Shehi

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në Bulqizë, përplasen dy makina. Ka të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com