GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hero i Interit/ Kristjan Asllani i lumtur pas fitores: Inzaghi më la…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hero i Interit/ Kristjan Asllani i lumtur pas fitores: Inzaghi më la…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lautaro Martinez shënoi golin me vlerën e tri pikëve, por heroi i vërtetë i Interit në transfertën ndaj Fiorentinës, ishte padyshim mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, pasi të gjithë prisnin me interes për të parë si do t’ia dilte të zëvendësonte një futbollist si turku Calhanoglu.

Pas ndeshjes, Asllani mori sërish vëmendjen e medias, teksa ndër të tjera zbuloi se është më i bindur se kurrë që ka marrë vendimin e duhur për të mos u larguar nga Interi gjatë merkatos.

Më në fund vjen momenti juaj…

Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Calhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave.

Me Lautaron duket se kuptoheni mirë dhe sot i dhatë një asist…

Ai është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së merkatos. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët.

Çfarë të ka kërkuar Inzaghi në veçanti?

Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme.

Qëndruat te Interi edhe pse kishit për para disa futbollistë shumë të fortë…

Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Calhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta.

Etiketa: asllani

Lajme të lidhura

Krisja mes UEFA-s dhe FIFA-s, arsyeja pse Ceferin nuk ishte i pranishëm në finalen e Botërorit
Sport

Krisja mes UEFA-s dhe FIFA-s, arsyeja pse Ceferin nuk ishte i pranishëm në finalen e Botërorit

14:27 - 21/07/26
Edhe pse Spanja fitoi Botërorin, presidenti i La Ligës sulmon FIFA-n/ Tebas: Infantino po shkatërron futbollin
Sport

Edhe pse Spanja fitoi Botërorin, presidenti i La Ligës sulmon FIFA-n/ Tebas: Infantino po shkatërron futbollin

13:21 - 21/07/26
Dy rekorde historike për trajnerët në Botërorin 2026, Advocaat dhe Deschamps hyjnë në histori
Sport

Dy rekorde historike për trajnerët në Botërorin 2026, Advocaat dhe Deschamps hyjnë në histori

12:27 - 21/07/26
Para

'Krah për krah'/ Babë e bir gjenden të vdekur brenda banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbret pa popull”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
KRYESORE

“Mbret pa popull”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

19:59 - 21/07/26

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Marshimi po shoqërohet nga thirrjet “Pa rini nuk...

Lexo më shumë
“Jo dominimit të njërës palë tek Komiteti i protestës”/ Lubonja: Përbashkues qëllimi për largimin e Ramës

“Jo dominimit të njërës palë tek Komiteti i protestës”/ Lubonja: Përbashkues qëllimi për largimin e Ramës

19:51 - 21/07/26
Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë…

Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë…

19:36 - 21/07/26
Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

19:25 - 21/07/26
“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

19:09 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com