GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Je non grata, je rëndë”, sherr në studio mes Sekretarit të OMONIA dhe avokatit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Je non grata, je rëndë”, sherr në studio mes Sekretarit të OMONIA dhe avokatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Idajet Beqiri, me cilësinë e avokatit, dhe Sekretari i OMONIA-s, Marin Sulin, janë përplasur ashpër në emisionin “Breaking”, teksa kanë debatuar për çështjen Beleri.

Beqiri e akuzon Belerin si një investim grek që ka bërë një masakër zgjedhore duke vjedhur. Avokati ka përmendur dhe zgjedhjet e 2007, ku Beleri sërish ishte kthyer në një problem, ku së bashku me Bollanon kanë bërë manipulime.

Marin Suli e ka kundërshtuar duke e quajtur mashtrues dhe se SHBA e ka dënuar për gënjeshtra. Gjatë këtij debati nuk kanë munguar as ofendimet mes njëri-tjetrit.

Debati

Idajet Beqiri: E dini kush ishin ata dy që do bënin terrorizëm për zgjedhjet e 2007? Njëri nga ata ishte Beleri dhe ka një informacion Shërbimi Formativ Kombëtar në atë kohë, në atë vit që ia ka dërguar qeverisë Berisha. I ka thënë që do ketë veprime të rënda në Himarë për zgjedhjet dhe duke u stigmatizuar Beleri me emër dhe mbiemër…

Marin Suli: Po pse gënjen mo se je dhe goxha burrë.

Idajet Beqiri: Dhe kur erdhi problemi, u bënë goxha manipulime me Bollanon.

Marin Suli: Asnjë gjë nuk u bë. Çfarë të dëgjoj unë, ai ka tre orë që gënjen gjithë ai burrë. Ty të dënoi Amerika për gënjeshtra, je me vulë. Ore t’i je non grata o burrë. Ty të ka dënuar Enver Hoxha për falsifikim letrash, kupto sa rëndë je ti. Ti je krizë e krizave.

Idajet Beqiri: Lere tani se unë nuk po të them sa të madhe e ke kokën ti dhe e ke bosh. Lere tani mos e kthe në personale.

Marin Suli: Ti s’ke parë gjë tjetër sa të madhe e kam.

Idajet Beqiri: Lere të kthehemi tek çështja. Ai ka pasur probleme më herët, prandaj thashë që është një investim grek dhe fakti që Greqia për një ordiner të burgosur që bën masakër zgjedhore, vjedh pushtetin me lekë, me lekët e grekut që i japin, si mund të merret në mbrojtje nga një qeveri?

Etiketa: beleriIDAJET BEQIRIMarin Suli

Lajme të lidhura

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren
Aktualitet

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin
Aktualitet

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26
Para
VIDEO/ Nënkryetarja e Bashkisë filmohet duke pirë kokainë në zyrë

VIDEO/ Nënkryetarja e Bashkisë filmohet duke pirë kokainë në zyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26

  Kreu i PD-së Sali Berisha në nisjen e seancës së sotme me tensione në parlament, mbajti një fjalim ku...

Lexo më shumë
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin, por mbahet sekret burgu ku do të vendoset

09:59 - 29/10/26
Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

Rama u rrit pagat efektivëve, tjetër shpërblim pas dhunës policore ndaj protestuesve

09:55 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com