GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Basha e Balla donin një opozitë të gatuar te kuzhina e Desadës

19:23 - 30/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Basha e Balla donin një opozitë të gatuar te kuzhina e Desadës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve të tij, tha nëse ata nuk do të merrnin kthesën dy vite më parë, kur ish-Kryeministri u shpall “non grata nga SHBA, sot në Shqipëri do të kishte një fasadë opozitë.

“Imagjinoni për një moment në rast se ju, 44 mijë demokrate e demokratë që morët pjesë në referendumet e partisë, nuk do të kishit marrë kthesën, ku do të ishim ne sot.

Ku do të ishte PD?

Do të ishte një fasadë opozitë, vendimet për të cilën merreshin nga Balla e Brava në kuzhinën e Desadës, në takime të fshehta.

Por jo, dallimi mes jush dhe të tjerëve është i madh. Ju jeni njerëz të idealeve, të parimeve, të dinjitetit, ju nuk mund të shisnit për asgjë të vërtetën. Ju donit shumë Amerikën, Europën, por doni më shumë Shqipërinë, doni më shumë të vërtetën.

Ndaj dhe morët kthesën, kthesën shpëtimtare”, tha Berisha.

Duke atakuar vendimin e shpalljes “non grata”, Berisha u shpreh se gjithçka u që Edi Rama të vendoste paqen e përhershme në sundimin e tij, në mënyrë që Edi Rama të qeveriste i qetë me Lulin e tij

“Ju nuk mund të pranonit kurrë që Sali Berisha, njeriu që kishte luftuar më shumë se kushdo tjetër në jetën e tij, korrupsionin në këtë vend, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushtetit, si i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

Që Liri Berisha e cila kishte 14 vite që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim, çdo ditë e çdo natë me fëmijë autikë.

Nuk mund ta pranonit ju kurrë një akuzë të tillë, të pavërtetë e cila kishte vetëm një synim, të çelikoste pushtetin e Edi Ramës.

Por s’mund të pranonit ju kurrë një vendim i cili bazohej fund e krye në korrupsionin transnacional Rama-Soros-McGonigal, i cili kishte për qëllim vetëm një, të forconte pushtetin e Edi Ramës.

Pavarësisht se i vriste Shqipërisë shpresën.

Pavarësisht se e shndërronte Shqipërinë në një vend pa opozitë, vështirësitë tuaja individuale, familjare, sociale për të zgjedhur ishin të jashtëzakonshëm.
Demokratet e demokratët ishin njerëzit e vërtetë dhe zgjodhën të vërtetën.

Zgjodhën opozitarizmin sovran.

U akuzuat se ishit antiamerikan.

U akuzuat se ishit antiperëndimore.

Po a mund të pranonit ju se Sali Berisha kishte minuar demokracinë në një kohë që në 6 vite qeverisja e PD-së kishte firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit.

A mund të pranonit ju se Sali Berisha kishte minuar demokracinë në një kohë ju, vetëm 5 muaj para largimit tim nga pushtetit dëgjuat me veshët tuaj se si, sekretarja Hillary Clinton i tha shqiptarëve dhe botës; cilido që dëshiron të shikojë demokracinë në veprim të vijë në Shqipëri”, tha Berisha.

Etiketa: ballaBASHAberishaKryesore1

Lajme të lidhura

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…
Aktualitet

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…

16:13 - 07/02/26
“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….
Politikë

“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

15:33 - 07/02/26
Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale
Aktualitet

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

15:01 - 07/02/26
Para
Burgoset deputeti i opozitës, Parlamenti i heq mandatin

Burgoset deputeti i opozitës, Parlamenti i heq mandatin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…
Aktualitet

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…

16:13 - 07/02/26

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në qytetin e Vlorë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka humbur...

Lexo më shumë
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

15:58 - 07/02/26
“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

15:33 - 07/02/26
Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

15:01 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com