GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Parti e re nëse nuk ka bashkim? Noka: Jemi të unifikuar në qëndrim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Parti e re nëse nuk ka bashkim? Noka: Jemi të unifikuar në qëndrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i bashkuar. Në një konferencë me gazetarët, Noka u pyet në lidhje me një deklaratë të bërë nga Agron Gjekmarkaj, se grupi i Gazment Bardhit do të krijojë parti të re nëse nuk ndodh bashkimi.

Në lidhje me këtë, Flamur Noka u shpreh se nuk ka asnjë hijë dyshimi për bashkimin e demokratëve.

Ai deklaroi se procesi është drejt fundit dhe pritet kthimi nga SHBA i disa deputetëve demokratë për të konkluduar gjithçka.

“E kuptoj shqetësimin, por po ju them që është një shqetësim që nuk qëndron, grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Ky bashkim është që në shtator, është i gjithi në aksion. Ky aksion as ka ndaluar dhe as nuk do ndalet. Ka vetëm një moment që ne jemi duke konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Nuk ka asnjë pengesë , nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim. Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim.

Në këtë panik për bashkimin Rama mundohet të fusë pirueta duke tentuar të keq komentojë deklaratat e kolegëve. Zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do të ndodhë. Bashkimi do të ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm më çdo njërin, me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, Gjekmarkaj dhe me të gjithë të tjerët. Nuk ka hije dyshimi për bashkimin.

Ne kemi thënë që janari do jetë muaji i bashkimit dhe jemi në përfundim të këtij procesi. Presim që disa kolegë të kthehen nga SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, tha Flamur Noka.

Etiketa: BashkiNokaparti

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë
Aktualitet

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë
Aktualitet

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26
Para
Çfarë po ndodh me aktorin e njohur? Merr vendimin e papritur

Çfarë po ndodh me aktorin e njohur? Merr vendimin e papritur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com