GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

I dhuroi pranga Erion Veliajt, përjashtohet nga mbledhjet Tedi Blushi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I dhuroi pranga Erion Veliajt, përjashtohet nga mbledhjet Tedi Blushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e opozitës në Këshillin Bashkiak për Bashkinë e Tiranës, Ilda Zhulali ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetares së Romina Kuko për të përjashtuar nga mbledhjet kolegun Tedi Blushi, pasi ky i fundit i dhuroi prangat kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Zhulali theksoi se ‘ky gjest simbolik në shenjë proteste ndaj refuzimit të Erion Veliajt për të dhënë llogari në Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës, merr të njëjtën përgjigje dhe masë ndëshkimore si në Kuvendin e Shqipërisë’.

Deklarata

Sindroma e përjashtimit të opozitës ka kapur edhe Bashkinë e Tiranës. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko ka vendosur përjashtimin nga mbledhjet e Këshillit dhe komisioneve të këshilltarit Tedi Blushi, pas dhurimit të prangave Erion Veliajt. Ky gjest simbolik në shenjë proteste ndaj refuzimit të Erion Veliajt për të dhënë llogari në Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës, merr të njëjtën përgjigje dhe masë ndëshkimore si në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot Erion Veliaj përmes një komunikimi publik deklaroi se “shpreson që Tirana të kthehet në një mësimore, për të kuptuar sesi në kohë rekord mund të bëhen transformime që përpara dukeshin të pamundura.”

Zoti Veliaj ka shumë të drejtë, Tirana është një mësimore se si shkatërrohet identiteti i një kryeqyteti duke e transformuar atë vetëm në fjetore, gjelltore dhe gropë të thellë të krimit. Tirana është një mësimore se si braktiset prej vendasve ndonëse frekuentohet prej të jashtmëve.

Tirana është një mësimore se si një kryebashkiak i korruptuar paguan prej 7 vitesh për një incinerator që nuk ekziston, dhe se si censurohet cdo lajm që lidhet me këtë aferë mafioze.

Po, Tirana është një mësimore se si një kryebashkiak i korruptuar refuzon të japë llogari, refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, refuzon mbledhjen e Këshillit Bashkiak, refuzon cdo diskutim dhe debat, duke shkelur haptas ligjin për pushtetin vendor dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak.

Po, Tirana është një mësimore, se si një kryebashkiak i korruptuar urdhëron përjashtimin dymujor të këshilltarëve opozitarë, i tmerruar prej gjestit simbolik të dhurimit të prangave.

Le t’a kujtojmë Kryetarit të tronditur nivelin e tij të komunikimit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në tetor 2023.

Dhe me këtë rast, a mund të na thotë zonja Kryetare e Këshillit se cila pjesë e fjalisë i duket etike në këtë komunikim, dhe përse nuk ndërmorri asnjë masë ndaj Erion Veliajt?

Etiketa: Kryesore1PrangaVeliaj

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
E rëndë në Dibër, plagoset i riu me armë gjahu

E rëndë në Dibër, plagoset i riu me armë gjahu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com